BALLKANI

Në 90 mijë xhami të Turqisë do të mblidhen ndihma për Jemenin

Qytetarët turq do të mund të kyçen në aksionin për mbledhjen e ndihmave dhe dërgimin e mesazheve përmes telefonave celularë

Fatih Türkyılmaz  | 07.12.2018 - Përdıtësım : 07.12.2018
Në 90 mijë xhami të Turqisë do të mblidhen ndihma për Jemenin

Ankara

ANKARA (AA) - Në të gjitha xhamitë e Turqisë do të organizohet aksioni për mbledhjen e ndihmave për Jemenin, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria për Çështje Fetare të Turqisë (Diyanet) përmes një deklarate të lëshuar thekson se ndihmat do të grumbullohen në 90 mijë xhami sot pas namazit të xhumasë.

Më tej thuhet se muslimanët në Jemen përballen me uri të madhe, sëmundje dhe luftë të tmerrshme.

Deklarata thotë se aksioni është ndërmarrë për të treguar solidaritet me muslimanët atje.

Qytetarët turq do të mund të kyçen në aksionin për mbledhjen e ndihmave dhe dërgimin e mesazheve përmes telefonave celularë.

Dje në Stokholm të Suedisë filluan bisedimet që synojnë dhënien fund të luftës në Jemen. Bisedimet mbahen nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara (OKB), ndërsa në tryezën e bisedimeve janë ulur delegacioni i qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit dhe lëvizja rebele Huthi.

Jemeni është kthyer në një skenë të krizës së thellë politike dhe të sigurisë e cila në fund të vitit 2014 u përshkallëzua në luftë qytetare.

Lëvizja rebele Huthi kontrollon kryeqytetin Sana dhe disa rajone të tjera të rëndësishme të vendit, ndërsa qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit vepron nga qyteti port Aden.

Konfliktet në Jemen u përshkallëzuan edhe më tej në mars të vitit 2015, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj filluan sulme ajrore në bazave kryengritëse.

Lufta shkatërroi infrastrukturën, përfshirë institucionet shëndetësore, furnizimin me ujë dhe kanalizimin, gjë që bëri që OKB-ja ta përshkruajë situatën si një nga fatkeqësitë më të mëdha humanitare të kohëve moderne. 



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın