BALLKANI

Jolevski takon ish-ministrat e Mbrojtjes

Ministri Jolevski informoi për aktivitetet e Ministrisë në vitin 2016, si dhe për realizimin e projekteve qëllimi primar i të cilave është avancimi i standardit të pjesetarëve të ARM-së

Nazmi Abduramani  | 22.12.2016 - Përdıtësım : 22.12.2016
Jolevski takon ish-ministrat e Mbrojtjes

Shkup

SHKUP (AA) – Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë Zoran Jolevski në Pallatin e Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) zhvilloi drekë pune me ish-ministrat e Mbrojtjes Trajan Gocevski, Vllado Buçkovski, Jovan Manasievski dhe Zoran Konjanovski, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes, në takimin e djeshëm ministri Jolevski informoi për aktivitetet e Ministrisë në vitin 2016, si dhe për shkallën e realizimit të projekteve qëllimi primar i së cilës është avancimi i standardit të pjesëtarëve të ARM-së, në procesin e modernizimit të Armatës, furnizimet e planifikuara si dhe pajisja e nevojshme, e cila është në pajtim me të gjitha standardet e Aleancës së NATO-s.

Ministri theksoi se bëhet fjalë për procesin më të madh për modernizim deri më tani dhe se në masë të madhe do të ndikojë në pajisjen dhe interoperabilitetin e ARM-së me armatat e vendeve anëtare të NATO-s.

“Maqedonia punon shumë në përmbushjen e qëllimit strategjik, anëtarësimin në NATO. Njëherit, vazhdojmë edhe me kontributin ndaj paqes dhe sigurisë globale, përmes pjesëmarrjes së vazhdueshme në misionet paqësore të kryesuara nga NATO, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Maqedonia është jashtëzakonisht aktive në nivelin rajonal, ndërsa shembull për këtë është fakti se këtë vit Shkupi dhe Maqedonia u bënë seli e Task-forcave mjekësore të Ballkanit. Në periudhën prej vitit 2020-2026 do të jenë nikoqir i Brigadës së Evropës Juglindore, ndërsa gjatë vitit 2017 në Maqedoni do të organizohen konferenca të ministrave të mbrojtjes dhe të kryeshefave të Shtatmadhorive të vendeve anëtare të SHBA-Kartës së Adriatikiut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në takimin ministri Jolevski dhe ish-ministrat e mbrojtjes, siç theksohet, biseduan edhe për gjëra gjeopolitike në rajon dhe në Evropë, ndërsa shkëmbyen edhe përvoja dhe qëndrime lidhur me zhvillimin dhe reformat në mbrojtje në vitin 2017. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.