BALLKANI

Daçiç: Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe pastaj të vazhdojë bisedimet

Daçiç tha se Gjermania dhe Britania kundërshtojnë të flasin për ndryshim të mundshëm të kufijve ndërsa vendet e tjera mbështesin dialogun dhe nuk ndërhyjnë në atë çfarë do të jetë zgjidhja

Andelija Stojkovic  | 18.09.2018 - Përdıtësım : 19.09.2018
Daçiç: Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe pastaj të vazhdojë bisedimet

Beograd

BEOGRAD (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç sot deklaroi se Serbia sigurisht se fillimisht nuk do ta njohë Kosovën, e më pas të bisedojë me Prishtinën, raporton Anadolu Agency (AA).

“Asnjë vend në botë këtë nuk do ta pranonte, nuk do ta bëjë as Serbia, pavarësisht nga presionet dhe bisedimet që dikush do të udhëheqë apo jo”, tha Daçiç pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Ishujve të Kepit të Gjelbër, Luis Filipe Lipesh Tavaresh.

Daçiç shtoi se Gjermania dhe Britania e Madhe kundërshtojnë të flasin për ndryshim të mundshëm të kufijve ndërsa vendet e tjera mbështesin dialogun dhe nuk ndërhyjnë në atë çfarë do të jetë zgjidhja.

Luis Filipe Lipesh Tavaresh deklaroi se vendi i tij mbështet Serbinë dhe integritetin e saj territorial.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın