BALLKANI

Angjushev: Stabilizimi i raporteve ndërshtetërore ka efekt mbi ekonominë

"Stabilizimi i marrëdhënieve midis shteteve ndikon në ekonominë", tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike i Maqedonisë Angjushev në forumin e biznesit "Maqedoni-Bullgari 2019"

Husameddin Gina  | 17.01.2019 - Përdıtësım : 18.01.2019
Angjushev: Stabilizimi i raporteve ndërshtetërore ka efekt mbi ekonominë ( Husameddin Gina - Anadolu Agency )

Shkup

SHKUP (AA) - Me nismë të zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike të Republikës së Maqedonisë, Koço Angjushev dhe zëvendës-kryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Bullgarisë, Tomisllav Donçev, sot u mbajt një forum biznesi "Maqedoni-Bullgari 2019", raporton Anadolu Agjencia (AA).

Forumit, i cili është titulluar "MK-BG 2019", iu drejtua zëvendëskryeministri Angjushev, nënkryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës së Bullgarisë, Tomisllav Donçev, zëvendësministri i Ekonomisë së Republikës së Bullgarisë, Alexander Manolev dhe zëvendës ministri i Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, Kire Naumov.

Në adresimin e tij Angjushev tha se për një ekonomi cilësore dhe te qëndrueshme duhet të bëhen parakushte siç janë sundimi i ligjit dhe klimë stabile politike.

"Në vitin 2018, këmbimi me Republikën e Bullgarisë arriti në 695.2 milionë dollarë, që është një rritje prej 16.95 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Mendoj se nuk ka sinjal më të mirë dhe provë më të mirë, se stabilizimi i marrëdhënieve midis shteteve ndikon në ekonominë", tha ai.

Tomisllav Donçev nga ana e tij theksin e vendosi te marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

"Detyra e parë e madhe që kemi para vetes është të jemi fqinjë të mirë, dhe natyrisht, me fqiun me të cilin jeton një kohë të gjatë afër, gjithmonë keni diçka për të folur dhe për t'u grindur. Në Bullgari kemi një thënie se fqiu është më i afërt se vëllau sepse je pranë tij çdo ditë", tha Donçev sipas të cilit këmbimi tregëtar mund të rritet akoma më shumë.

Gjatë këtij forumi të biznesit, kompanitë nga të dy vendet do të mund të zhvillojnë takime të ndërsjella për intensifikimin e bashkëpunimit.

Ky forum është i pari që nga nënshkrimi i marrëveshjes së miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dy vjet më parë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.