Bota, Analizë

Shqipëria goditet nga një tërmet 4,2 ballë

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të Shqipërisë (IGJEUM), tërmeti me magnitutudë 4,2 është regjistruar me epiqendër në Himarë, në jug të Shqipërisë

Fatjon Cuka  | 12.01.2021 - Përdıtësım : 12.01.2021
Shqipëria goditet nga një tërmet 4,2 ballë

Tiranë

Shqipëria është goditur në pjesën jugore nga një tërmet, ndërkohë nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale, transmeton Anadolu Agency(AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të Shqipërisë (IGJEUM), tërmeti me magnitutudë 4,2 është regjistruar me epiqendër në Himarë, në jug të Shqipërisë. 

Të dhënat e këtij instituti tregojnë se thellësia e tërmetit që u regjistrua gjatë orëve të mëngjesit ishte 18 kilometra.

Ndërkohë, institucionet në vend nuk kanë raportuar për dëme në njerëz apo dëme materiale.

Shqipëria në vitet e fundit është goditur nga disa tërmete. Më shkatërrimtari prej tyre ishte ai i 26 nëntorit të vitit 2019, i cili shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe dëme të mëdha materiale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın