Analizë

Anketa: 29 për qind e amerikanëve mendojnë se as Biden e as Trump nuk do të jenë president të mirë

Sipas sondazhit, 4 për qind e të anketuarve mendojnë se Biden dhe Trump do të jenë president të mirë

Aynur Şeyma Asan  | 03.04.2024 - Përdıtësım : 03.04.2024
Anketa: 29 për qind e amerikanëve mendojnë se as Biden e as Trump nuk do të jenë president të mirë

Ankara

Sipas një sondazhi të kryer në SHBA, 29 për qind e amerikanëve mendojnë se presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump nuk do të bëjnë një presidencë të mirë në mandatin e ri, transmeton Anadolu.

Gallup, një kompani kërkimore me seli në SHBA, pyeti 1.016 persona nga data 1 deri më 20 mars për opinionet e tyre për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 5 nëntor.

Sipas rezultateve, 29 për qind e pjesëmarrësve mendojnë se as Biden dhe as Trump nuk mund të jenë president të mirë. Nga ana tjetër, 4 për qind e të anketuarve mendojnë se Biden dhe Trump do të jenë president të mirë.

30 për qind e pjesëmarrësve besojnë se Biden do të jetë president i mirë dhe 35 për qind besojnë se Trump do të jetë president i mirë. Dy për qind e të anketuarve nuk u përgjigjën në pyetjen.

- Pothuajse gjysma e 29 përqindëshit mund të votojnë për një kandidat të tretë

Ndërkohë, në sondazh, 29 për qind që mendonin se as Biden dhe as Trump nuk mund të ishin president të mirë, u pyetën për preferencat e tyre të votimit në zgjedhje.

Sipas kësaj, 33 për qind deklaruan se mund të votonin për Bidenin ose Trumpin dhe 46 për qind deklaruan se po mendonin të votonin për një kandidat të tretë.

17 për qind deklaruan se do të preferonin të mos votonin në zgjedhje. Përqindja e mbetur u takonte atyre që nuk shprehën mendim.

Në sondazhin zgjedhor të kryer nga Gallup në vitin 2020, shkalla e atyre që mendonin se as Biden dhe as Trump nuk do të jenë president të mirë ishte 25 për qind.

Shkalla e atyre që mendonin se Biden do të bënte një presidencë të mirë ishte 36 për qind ndërsa shkalla e atyre që mbështesnin Trumpin ishte 33 për qind.

Sipas kësaj, mbështetja për Bidenin u ul me 6 për qind ndërsa Trump shtoi 2 për qind më tepër mbështetje.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın