Bota, Analizë

YPG/PKK në kërkim të arsyeve për mbulimin e dështimit në Dejrizor

Organizata terroriste YPG/PKK planifikon rritjen e mbështetjes së SHBA-ve ndaj saj

Selen Temizer, Mohamad Misto  | 01.11.2018 - Përdıtësım : 02.11.2018
YPG/PKK në kërkim të arsyeve për mbulimin e dështimit në Dejrizor

Ankara

ANKARA (AA) - Organizata terroriste YPG/PKK, sulmet e ndërmarra nga Turqia kundër objektivave terroriste në Lindje të Eufratit po përpiqet t’i tregojë si arsye përse duhej të tërhiqej kundër DEASH-it në Siri. Organizata me këtë mënyrë planifikon rritjen e mbështetjes së SHBA-ve ndaj saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Konfliktet në Dejrizor të Sirisë mes organizatave terroriste YPG/PKK dhe DEASH vazhdonin që prej 11 shtatorit, ku YPG/PKK-ja sulmoi me rreth 6 mijë terroristë të saj për të marrë nën kontroll rajonin Hexhin i cili është kalaja e fundit e DEASH-it në qytet.

Organizata për t’i dhënë fund pranisë së DEASH-it në Dejrizor i cili është qytet i pasur me energji në Siri, ka ndërmarrë sulme intensive me mbështetjen e marrë nga SHBA-të dhe Franca.

YPG/PKK-ja ka humbur qindra anëtarë të saj në konfliktet që vazhdojnë në fshatrat Bu-Hesan dhe Bu-Hatir, në komunat Shiife, Bagoz dhe Suse si dhe në qendrën Hexhin.

Pavarësisht mbështetjes së marrë nga SHBA-të dhe Franca, organizata nuk ka mundur të përparojë. Si rezultat i kundërpërgjigjeve të ashpëra të terroristëve të DEASH-it ajo në një kohë të shkurtër ka mbetur e detyruar të tërhiqet nga rajonet që kishte marrë në kontroll.

YPG/PKK-ja ka mundur të mbajë nën kontroll vetëm rajonin Bagoz të cilin e mori më 27 shtator.

Në kërkim të mbulimit të dështimit

Për të marrë mbështetjen e SHBA-ve, organizata terroriste e cila përdor emrin Forcat Demokratike të Sirisë (FDS) në një deklaratë të bërë në llogaritë e saj të rrjeteve sociale në internet ka njoftuar se i ka dhënë fund operacioneve të saj kundër DEASH-it për shkak të sulmeve që Turqia ka ndërmarrë ditët e fundit në rajonin Ajnularab (Kobani).

Nëpërmjet kësaj mënyre organizata po përpiqet të mbulojë dështimin e saj përballë organizatës terroriste DEASH, pavarësisht se ajo ka edhe mbështetjen e SHBA-ve dhe të Francës. Organizata përpiqet që të tërheqë pranë saj SHBA-të përballë sulmeve të Turqisë.

Organizata përpiqet të bëjë një lloj shantazhi me mundësitë e saj për të marrë siguri nga SHBA-të në lidhje me çështjen e Turqisë. Ajo ushtrisë amerikane i jep mesazhin se "Nuk mund ta pengoni Turqinë, nuk mund të vazhdojmë në Dejrizor".

Rikujtohet se organizata terroriste YPG/PKK ka përdorur të njëjtën taktikë edhe gjatë operacionit "Dega e Ullirit", ku pas fillimit të operacionit ajo kishte njoftuar se për shkak të operacionit të ushtrisë turke në Afrin kishin ndaluar sulmet tyre të ndërmarra në Lindje të Eufratit dhe në pjesën jugore të qytetit Haseke.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın