Analizë

Ditë preference për SHBA: Tërheqja nga Siria është taktike apo strategjike?

Nëse është e gatshme për të tërhequr ushtarët e saj nga Siria, atëherë përse i kushton kaq rëndësi pranisë së organizatës terroriste PKK/YPG këtu?

09.01.2019 - Përdıtësım : 10.01.2019
Ditë preference për SHBA: Tërheqja nga Siria është taktike apo strategjike?

Stamboll

STAMBOLL (AA) - MEHMET A. KANCI

Distanca që Turqia ka përshkruar në lidhje me çështjen për përfundimin e luftës së deleguar (proxy war) në Siri nëpërmjet procesit të Astanas dhe paralelisht me operacionet "Mburoja e Eufratit" dhe "Dega e Ullirit", po detyrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) që të marrin vendime kritike në ditët e para të vitit 2019. Me paralajmërimin e presidentit Erdoğan për pjesën lindore të Eufratit dhe Munbixhit rinxiti sërish procesin që SHBA-ja kishte lënë në zvarritje në veri të Sirisë që nga muaji korrik.

Më 19 dhjetor, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, i cili njoftoi se do të tërhiqte 2.000 ushtarë amerikanë nga Siria veriore, gjithashtu hoqi nga detyra edhe Sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis, për të cilin u kuptua se kishte sabotuar këtë përpjekje. Që nga ajo kohë e deri tani po kërkohet përgjigje ndaj pyetjeve nëse do të tërhiqen ushtarët e SHBA-ve nga korridori i terrorit në veri të Sirisë, si do të tërhiqen, çfarë kalendari do të ndiqet për këtë, nëse tërheqjet në fazën e parë do të fillojnë nga Munbixhi, teksa tërhiqet çfarë do të bëjë me armatimet dhe mijëra kontejnerët me armë të sofistikuara që ka transportuar më parë në rajon, si dhe cili do të jetë fati i më shumë se 20 bazave ushtarake në rajon pas largimit të ushtarëve amerikanë.

Por, deklaratat e bëra gjatë vizitës në Izrael nga John Bolton këshilltari i sigurisë kombëtare të presidentit amerikan Trump si dhe nga sekretari i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, Mike Pompeo, përpara vizitës së tij në Lindjen e Mesme e cila (përfshin pritshmëri surprizë në Kajro) për më tepër duken se janë një çështje që kanë më shumë lidhje se si Washingtoni të mbajë në xhep strukturën terroriste PKK/PYD/YPG se sa debatet në Shtëpinë e Bardhë për të ardhmen e pranisë ushtarake amerikane në Siri dhe territori i dominuar.

Deri më tani dikush në SHBA me arsyetimin e luftës kundër DEASH-it ka maskuar bashkëpunimin e ndërtuar me organizatën terroriste YPG/PKK, por me deklaratën e Trumpit për t'u tërhequr dhe njoftimin se janë të gatshëm t‘ia lënë Turqisë misionin për pastrimin e organizatës terroriste DEASH i ka ardhur fundi edhe lojës teatrale të luajtur në Washington. Atëherë cili është qëllimi i legjitimitetit të përpjekjeve dhe të gjitha këtyre armëve që SHBA-ja ka transferuar për PKK/PYD? Nëse është e gatshme për të tërhequr ushtarët e saj nga Siria, atëherë përse i kushton kaq rëndësi pranisë së organizatës terroriste PKK/YPG këtu? Përgjigjet e këtyre pyetjeve qëndrojnë në mesazhet që ka dhënë gjatë vizitës në Izrael, John Bolton këshilltari i sigurisë kombëtare para se të vinte në Turqi, si dhe në mesazhin që sekretari i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, Mike Pompeo, dha gjatë vizitës në Jordani e cila ishte stacioni i parë i turneut të vizitave në Lindjen e Mesme, vizitë kjo e cila për 8 ditë do të përfshijë vizita në 7 vende.

Para së gjithash, ia vlen të kujtohet: John Bolton nuk është një emër që u shfaq gjatë presidencës së Trumpit. Bolton hyri në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së Reagan-it dhe arriti deri në fazën për t'u bërë Përfaqësues i Përhershëm i SHBA-ve në Kombet e Bashkuara gjatë presidencës së George W. Bush. Por, për shkak të rezistencës së demokratëve nuk ishte e mundur që ai të vinte në këtë detyrë. Kontributet që Reagan dhe George W. Bush kryen në karrierën e Bolton e kishin burimin nga baza e përbashkët ku ata bashkoheshin në çështjen e ndryshimit të regjimit në Iran. Kështu edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo si punë e parë e tij kur mbërriti në Jordani për turneun e tij në Lindjen e Mesme, ishte që nëpërmjet kanalit të tij të mediave sociale Twitter të jepte mesazhe që kishin për objektiv Iranin. Pompeo vuri theksin se presionet mbi Iranin do të dyfishohen në çdo fushë.

Dhe, më e rëndësishmja ishte se teksa theksoi se "do të tërhiqemi nga Siria, do të vazhdojmë luftën tonë kundër DEASH-it" ai përdori shprehjen "Kemi ndryshuar taktikat por detyra (objektivi) ynë nuk ka ndryshuar". Atëherë cili është ky "objektiv" apo "detyrë që nuk ndryshon" i cili shtyn edhe Boltonin edhe Pompeon që të mbrojnë organizatën terroriste saqë të shprehin edhe pretendime të pabaza duke akuzuar Turqinë? Mos ndoshta qëllimi i vërtetë pas pajisjes me armë të sofistikuara të organizatës terroriste PKK/YPG, qëndron e vërteta se kjo strukturë do të përdoret për operacionin e planifikuar ndaj Iranit?

Po kështu edhe i ashtuquajturi stafi drejtues i organizatës terroriste në Kandil, gjatë vizitës së Bolton-it në Izrael, shantazhin që e kanë përdorur shpeshherë në luftën kundër DEASH-it, këtë herë duke e sjellë në rendin e ditës në çështjen e Iranit ata thanë se nuk do të përfshihen në operacionin kundër Iranit nëse SHBA-ja nuk i mbron ata kundër Turqisë. Këto mesazhe të ardhura nga Izraeli, Jordania dhe Kandili po t'i mbledhim njëra pas tjetrës del në pah rezultati se SHBA-ja po rend pas një tërheqjeje taktike nga veriu i Sirisë (dhe jo ashtu sikurse strategjia që u përpoq të realizonte në Korenë e Jugut dhe Afganistan). Në të vërtetë, deklarata e Pompeut "Taktikat tona kanë ndryshuar, por detyra jonë nuk ka ndryshuar" është pranim i kësaj llogarie.

Atëherë, a është e mundur që SHBA-të të tërhiqen nga veriu i Sirisë duke ruajtur PKK/YPG-në bashkë me armët e saj? Tabloja e dalë gjatë takimeve në Ankara të treshes Bolton, Jeffrey dhe Dunford ka vërtetuar se Turqia në këtë proces ka mbërritur në fund të kufijve që mund të arrihen me diplomaci dhe negociata. Përpara kësaj vizite trepalëshe, presidenti Recep Tayyip Erdoğan në një artikull për gazetën "New York Times" paraqiti një plan që do të pastronte DEASH-in nga territori sirian dhe i cili do të ndërtonte në mënyrë gjithëpërfshirëse sovranitetin territorial të Sirisë, ndërsa fakti që pala amerikane nuk mundi të shkojë përtej përveçse kërkimeve për të mbrojtur organizatën terroriste PKK/YPG nga Turqia i ka treguar edhe njëherë komunitetit ndërkombëtar se ka një hapësirë shumë të madhe mes qasjeve të palëve ndaj çështjes.

Zëdhënësi i Presidencës İbrahim Kalın dhe ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar pas takimeve me bashkëbiseduesit amerikanë duke vënë theksin se duhet të arrihet në një pikë përtej patrullimeve të përbashkëta në Munbixh, ata theksuan domosdoshmërinë që PKK/YPG të tërhiqet tërësisht dhe se rajoni duhet të dorëzohet tek elementët lokalë. Gjatë kohës kur në Ankara po gjenin përgjigje edhe neglizhencat e SHBA-së të cilat vazhdojnë që prej korrikut e deri tani, sërisht po ashtu dhe publikimi i pamjeve nga nisja e patrullimit të policisë ushtarake ruse në rajonin Arimah të Munbixhit nën kontrollin e regjimit, ishte një tjetër mesazh i dhënë njëkohësisht Washingtonit.

Një tjetër deklaratë erdhi edhe nga Shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun në orët kur Bolton ishte larguar nga Ankaraja por që përfaqësuesi special i SHBA-ve për Sirinë, Jeffrey dhe kreu i shtabit Dunford vazhdonin takimet. Altun duke nënvizuar se "Siguria kombëtare e Turqisë është e panegociueshme" tha se "barazimi i kurdëve të Sirisë me grupin terrorist të mbështetur nga SHBA sikur të ishin e njëjta gjë, është ofendim ndaj popullit kurd dhe inteligjencës sonë". Kjo deklaratë në të njëjtën kohë tregoi se me çfarë ide të shtrembëruara ishin ulur në bisedime përfaqësuesit amerikanë në tryezën e bisedimeve në Ankara.

Taktika e qëllimshme e SHBA-ve e cila nuk i jep fund pranisë së saj ushtarake në të gjithë territorin e Sirisë dhe e cila ka apo jo shansë për të jetuar dhe gjithashtu e cila nuk përckaton kohën e politikës me objektiv për të përdorur PKK/YPG-në kundër Iranit, tashmë është e vetmja temë për të cilën duhet menduar. Përcaktimi i fatit të këtij manovrimi taktik të tërheqjes që kuptohet se ka për qëllim të shkaktojë kaos edhe në procesin e Astanas që Turqia zhvillon me Rusinë dhe Iranin, mund të mos arrijë të rezultojë as edhe 4 muaj në mënyrën ashtu sikurse erdhi në rend dite.

Lajmet se Departamenti amerikan nuk ka asnjë plan për t'u tërhequr perceptohet si një tentativë e re zvarritjeje e Washingtonit ashtu sikurse edhe në çështjen e Munbixhit. Por, Ankaraja këtë herë nuk ka për qëllim që të tregojë durimin e saj. Pas vizitës së Bolton-it atmosfera që mbizotëron në Ankara është në drejtimin se nëpërmjet një sërë bisedimesh në një kohë të shkurtër të shprehet hapur sa më shpejt të jetë e mundur qëllimi i qeverisë së Washingtonit, të hidhet menjëherë hapi i pritur në Munbixh, në të kundërtën Turqia do të ndërmarrë iniciativën për të luftuar në kohën dhe vendin që ajo do të përcaktojë vetë kundër organizatave terroriste në Siri.

Pritet që në ecurinë e këtij procesi të luajë një rol të rëndësishëm edhe fjalimi që sekretari amerikan Pompeo do të mbajë në Egjipt gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme. Mesazhet e Pompeos që pritet të përmbajnë objektiva plotësisht në drejtim të kundërt në krahasim me fjalimin e ish-presidentit amerikan Obama të mbajtur në Kajro në vitin 2009, nëse tregojnë për një fazë të re të luftës me orientim Iranin, theksohet se nuk do të jetë e mundur që të priten zhvillime pozitive në lidhje me veriun e Sirisë. Nëse do të kemi parasysh që këtë javë është përfshirë në Këshilli e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve edhe Richard Goldberg një emër tjetër që është pro rritjes së presioneve kundrejt Iranit, nuk do të jetë befasi që organizata terroriste PKK/YPG do të vazhdojë praninë e saj edhe për disa kohë si një mjet "i domosdoshëm" i qeverisë së Washingtonit.

(Gazetari Mehmet A. Kancı, që jeton në Ankara shkruan analiza mbi politikën e jashtme turke)

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.