Bota, Analizë

"Blinken dhe Lapid diskutuan planin e veprimit për Iranin që deri tani nuk ishte në tryezë"

Lapid i ka thënë Blinken-it se janë kundër rihapjes së konsullatës amerikane në Kuds, duke shpjeguar se "kjo çështje mund të ketë pasoja të rëndësishme politike për qeverinë izraelite"

Mustafa Deveci   | 15.10.2021
"Blinken dhe Lapid diskutuan planin e veprimit për Iranin që deri tani nuk ishte në tryezë"

Kuds

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken dhe homologu i tij izraelit Yair Lapid diskutuan një plan veprimi në lidhje me programin bërthamor të Iranit që nuk ishte në tryezë më parë, raportoi gazeta izraelite "Times of Israel", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në tekstin e gazetës izraelite "Times of Israel", autori iu referua një zyrtari të lartë anonim izraelit, i cili dha detaje në lidhje me vizitën e ministrit të Jashtëm izraelit, Yair Lapid në SHBA.

"Gjatë vizitës në prapaskenë u zhvilluan bisedime se çfarë do të ndodhte nëse nuk do të ketë marrëveshje (për kthimin e Iranit në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015) dhe opsionet që nuk kishin qenë në tryezë deri më tani", tha zyrtari izraelit, pa deklaruar se për çfarë mundësitë diskutuan Blinken dhe Lapid.

Gjithashtu theksohet se në takim midis Blinken dhe Lapid u diskutua plani amerikan për të rihapur konsullatën e saj në Kuds, e cila do t'u shërbejë palestinezëve.

Lapid i ka thënë Blinken-it se janë kundër rihapjes së konsullatës amerikane në Kuds, duke shpjeguar se "kjo çështje mund të ketë pasoja të rëndësishme politike për qeverinë izraelite".

Në një konferencë të përbashkët për media me Lapid dhe ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Abdullah Bin Zayed al-Nahyan më 13 tetor, Blinken tha se koha ishte shkurtuar në bisedimet bërthamore në vazhdim me Iranin dhe se në tryezë do të jenë edhe opsione të tjera nëse diplomacia dështon.

Duke folur për planin për të rihapur konsullatën në Kuds, e cila u mbyll nga ish-presidenti amerikan Donald Trump në vitin 2019, Blinken tha: "Ne do të vazhdojmë procesin e hapjes së konsullatës si pjesë e thellimit të lidhjeve me palestinezët".




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın