Analizë

Vizioni i Greqisë për migracionin nuk është politikisht i qëndrueshëm

Një gjykatë greke dënoi një refugjat sirian me 52 vjet burg për kalimin "e paligjshëm" në Greqi me familjen e tij, përfshirë tre fëmijë, në fillim të marsit 2020

Deniz Unsal   | 07.05.2021
Vizioni i Greqisë për migracionin nuk është politikisht i qëndrueshëm

Stamboll

Deniz Unsal

Pavarësisht se është anëtare e Bashkimit Evropian (BE) dhe organizatave të ndryshme, Greqia prej kohësh ka refuzuar të zbatojë kornizën e bazuar në të drejtat e organeve ndërkombëtare.

Një gjykatë greke kohët e fundit dënoi një refugjat sirian me 52 vjet burg për kalimin "e paligjshëm" në Greqi me familjen e tij, përfshirë tre fëmijë, në fillim të marsit 2020, siç raportoi "Independent" më 28 prill 2021.

Nuk është aspak befasi që ky gjykim i gjykatës është një manifestim i insistimit të Greqisë për të interpretuar konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në një mënyrë të rreptë dhe pragmatike. Për më tepër, ky vendim të kujton vendimin e Greqisë për të ndaluar kërkesat e reja për azil në mars të vitit 2020.

Turqia në atë kohë deklaroi se nuk mund ta mbante më vetë barrën e luftës civile siriane dhe se ndarja e drejtë e barrës bazuar në vullnetin e mirë dhe multilateralizmin është thelbësore. Në përgjigje të ngurrimit dhe sinqeritetit të partnerëve të saj evropianë, Turqia më në fund lejoi migrantët të kalonin kufijtë e saj, kërkesat e saj tepër të justifikuara kanë mbetur pa përgjigje shumë herë. Ndërkohë, UNHCR (Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët), Agjencia e OKB-së për Refugjatët ka raportuar shumë "shtytje prapa" të shkaktuara direkt nga Greqia, në shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Pavarësisht thirrjeve të UNHCR-së për një zbatim të drejtë të kornizës "lufta kundër migracionit të parregullt", Greqia vazhdon të mohojë ekzistencën e kthimeve të paligjshme.

E drejta për të kërkuar azil është një e drejtë e patjetërsueshme e njeriut

Ekzistojnë tre "shtresa" të dallueshme të ligjit për të drejtat e njeriut, për sa i përket ekuilibrit delikat të ligjit për të drejtat e njeriut. Nga njëra anë, Konventa e OKB-së mbi statusin e refugjatëve (1951) është pjesë e shtresave të saj globale ndërsa Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe Karta e BE-së për të Drejtat Themelore janë pjesë e shtresave të saj rajonale. Nga ana tjetër, ekzistojnë shtresa të brendshme të ligjit për të drejtat e njeriut, qëllimi i të cilave përcaktohet ekskluzivisht nga shtetet.

Megjithëse mund të argumentohet se ato instrumente ligjore herë pas here mund të bien ndesh me njëra-tjetrën, një qëllim i pamohueshëm i përbashkët i instrumenteve të lartpërmendura është njohja e "së drejtës për të kërkuar azil" si një e drejtë themelore e njeriut. Sipas ligjit ndërkombëtar, çdo qenie njerëzore, pa përjashtim, ka të drejtë të aplikojë për statusin e refugjatit. Po kështu, çdo vendim nga një autoritet shtetëror kontraktues për të frenuar të drejtën për të kërkuar azil nuk ka bazë ligjore.

Me këtë kuptim, është e qartë se e ashtuquajtura masë paraprake e qeverisë greke për të bllokuar përkohësisht aplikimet për azil si përgjigje të vendimit të Turqisë për "të hapur dyert e saj" shkel ligjin ndërkombëtar dhe evropian për të drejtat e njeriut. Përveç kësaj, përgjigjja e BE-së është jo bindëse. Përkundër mbështetjes së mëparshme të Turqisë për propozimin e Komisionit Evropian për të krijuar një Sistem të Përbashkët Evropian të Azilit (CEAS), vendet anëtare dhe BE-ja ende nuk kanë arritur një marrëveshje. Si rezultat, politika e Greqisë dhe BE-së "Kalaja e Evropës" vazhdon të zbatohet në një mënyrë diskriminuese.

Aktvendimi i gjykatës greke: Çfarë përfshin praktika gjyqësore?

Megjithëse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) nuk përcakton ndonjë dispozitë specifike në lidhje me ligjin e migracionit, dëbimi i një azilkërkuesi nga një shtet kontraktues mund të jetë bazë e vlefshme ligjore për azilkërkuesin për të thirrur nenin 3 të Konventës (e cila ndalon torturat dhe trajtim çnjerëzore ose ndëshkim degradues). Për më tepër, kur një azilkërkues i nënshtrohet kushteve të mjerueshme, neni 3 mund të thirret.

MSS vs. Belgjikës dhe Greqisë është një çështje thelbësore në të cilën Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) vendosi që neni 3 mund të thirret nga një azilkërkues në bazë të kushteve të jetesës dhe burgimit. Në këtë rast, një azilkërkues afgan kaloi kufirin e BE-së dhe arriti në Belgjikë në vitin 2008. Megjithatë, ai u kthye në Greqi, vendi i tij i parë i hyrjes në BE, sipas Konventës së Dublinit. Në Greqi, ai jetoi në rrugë pa marrë ndonjë mbështetje materiale nga qeveria greke dhe më pas u arrestua në kushte tepër çnjerëzore.

Gjykata, nga njëra anë, vendosi unanimisht se Greqia ka shkelur nenin 3 për shkak të kushteve të paraburgimit të aplikantit në Greqi. Nga ana tjetër, u konstatua se kushtet e jetesës së aplikantit në Greqi nuk janë në përputhje me detyrimet e parashikuara në nenin 3. Në këtë kontekst, Gjykata ka përqafuar një qasje kaq të gjerë sa të njohë kushtet e tmerrshme të jetesës dhe paraburgimit me të cilat përballen azilkërkuesit në Greqi si një shkelje e qartë e Nenit 3.

Pavarësisht se është informuar për shkeljet e qeverisë greke dhe kthimet e paligjshme, BE-ja mbetet një vëzhgues pasiv. Megjithëse zyrtari më i lartë i migracionit të Unionit i ka bërë thirrje Greqisë të bëjë "më shumë" për të hetuar akuzat për shtyrjet e paligjshme, vendimet e fundit të gjykatës greke dhe këmbëngulja e qeverisë greke për politika të rrepta të azilit ende nuk janë adresuar nga BE-ja. Një hap konkret mund të merret nëse angazhimi Turqi-BE përshpejtohet brenda kornizës së Deklaratës Turqi-BE të marsit të vitit 2018. Rienergjizimi i kësaj axhende do të demonstronte ndjenjën e përbashkët të përgjegjësisë së Turqisë dhe Unionit.

(Autori është i diplomuar në Trinity College Dublin, i specializuar në Master i Ligjeve (LL.M.) në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Krahasuese. Fushat e tij kryesore janë marrëdhëniet Turqi-BE, Mesdheu Lindor dhe debate bashkëkohore në politikën e jashtme turke. Ai ka një interes të veçantë për të drejtën ndërkombëtare publike, të drejtën e BE-së dhe zhvillimet juridike-politike të epokës së vonë osmane.


* Opinionet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikën editoriale të Anadolu Agency.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın