Bota, Analizë

Sindikatat e personelit mjekësor në Francë paralajmërojnë grevë

Pasi përhapja e sëmundjes është ngadalësuar dukshëm, stafi mjekësor po u rikthehet ankesave që ishin krijuar përpara pandemisë, duke u përqëndruar në pabarazitë në sistem dhe në ndryshimet e nevojshme

Ekip   | 04.06.2020
Sindikatat e personelit mjekësor në Francë paralajmërojnë grevë

Paris

Një grup i sindikatave franceze sot ka bërë thirrje për një ditë të aksionit kombëtar dhe grevë më 16 qershor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njoftimi erdhi nga dhjetë grupe, duke përfshirë katër nga pesë sindikatat kryesore në shërbimin publik shëndetësor, edhe atë sindikatat CGT, FO, SUD dhe Unsa, si dhe dy organizata kolektive të spitaleve.

Anëtarët e sindikatave bëjnë thirrje për një rivlerësim të përgjithshëm të pagave, plane të reja të rekrutimit dhe trajnimit dhe "ndaljen e mbylljes së institucioneve, shërbimeve dhe kapaciteteve".

Gjatë dy muajve të fundit, epidemia e koronavirusit të ri (COVID-19) kaploi Francën dhe pjesën më të madhe të Evropës qendrore, duke shkaktuar mbi 29 mijë vdekje në Francë.

Pasi përhapja e sëmundjes është ngadalësuar dukshëm, stafi mjekësor po u rikthehet ankesave që ishin krijuar përpara pandemisë, duke u përqëndruar në pabarazitë në sistem dhe në ndryshimet e nevojshme.

Veprimet e sindikatës vijnë edhe pas shpalljes së programit "Segur de la Sante", i cili më 25 maj u promovua nga presidenti Emmanuel Macron, kryeministri Edouard Philippe dhe ministri i Shëndetësisë Oliver Veran.

Sipas njoftimit të autoriteteve franceze, programi synon të ndërtojë themelet për një sistem të kujdesit shëndetësor që është "më modern, elastik, novator, fleksibël dhe i vëmendshëm për profesionistët e saj, shfrytëzuesit dhe rajonet, me zgjidhje të fuqishme dhe konkrete".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın