
Tiranë
Shqipëria është goditur në pjesën jugore nga një tërmet, ndërkohë nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale, transmeton Anadolu Agency(AA).
Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të Shqipërisë (IGJEUM), tërmeti me magnitutudë 4,2 është regjistruar me epiqendër në Himarë, në jug të Shqipërisë.
Të dhënat e këtij instituti tregojnë se thellësia e tërmetit që u regjistrua gjatë orëve të mëngjesit ishte 18 kilometra.
Ndërkohë, institucionet në vend nuk kanë raportuar për dëme në njerëz apo dëme materiale.
Shqipëria në vitet e fundit është goditur nga disa tërmete. Më shkatërrimtari prej tyre ishte ai i 26 nëntorit të vitit 2019, i cili shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe dëme të mëdha materiale.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.