Analizë

Me lëvizjen racionale të Egjiptit mund të formohen balanca të reja në Mesdheun Lindor

Si përfundim, një marrëveshje për kufizimin e juridiksionit detar të mundshëm Turqi-Egjipt, do të jetë e rëndësishme edhe nga pikëpamje për të treguar se fati i rajonit mund të zgjidhet vetëm me dëshirën e vendeve të rajonit

Dr. İlhan Sağsen   | 05.03.2021
Me lëvizjen racionale të Egjiptit mund të formohen balanca të reja në Mesdheun Lindor

Stamboll

İLHAN SAĞSEN

Çdo zhvillim i përjetuar në Mesdheun Lindor vazhdon të ndryshojë rendin e ditës dhe politikën e rajonit. Në këtë kontekst, Egjipti, një nga vendet bregdetare në Mesdheun Lindor në tenderin që zhvilloi për të hulumtuar burimet e energjisë në rajon në lindje të meridianit 28-të ose me një thënie tjetër, me përcaktimin e kufirit jugor të shelfit kontinental turk që Turqia ka njoftuar në vitin 2019 Kombet e Bashkuara (OKB) ka qenë një prej zhvillimeve që mund të ndryshojë dinamikat në rajon, shkruan Anadolu Agency (AA).

Përballë kësaj edhe Turqia këtë lëvizje racionale të Egjiptit e vlerësoi si një respektim të zonave të juridiksionit të saj detar. Në këtë periudhë ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu ka hapur derën për një ndryshim të mundshëm në rajon duke thënë se "Si dy vende me vijën tokësore dhe brigjet më të gjata në Mesdheun Lindor, ne në varësi të rrjedhës së marrëdhënieve tona mund të negociojmë nesër (një ditë) me Egjiptin çështjen e juridiksionit detar, mund të nënshkruajnë në mesin tonë edhe një marrëveshje në të ardhmen.

Ky zhvillim i fundit i përjetuar në Mesdheun Lindor i cili vazhdimisht ndodhet në rendin e ditës dhe rëndësia gjeopolitike që rritet me shpejtësi kryesisht pas përcaktimit të burimeve të energjisë në strukturën e tij, mund të paraqesë rezultate të rëndësishme për vetë Turqinë por dhe nga pikëpamja e Egjiptit si dhe përgjithësisht për gjeopolitikën e rajonit. Krahas kësaj, është kuptuar edhe njëherë se në Mesdheun Lindor nuk është e mundur që të ndërmerret një iniciativë duke injoruar Turqinë.

Shqyrtimi i zonës që Egjipti përcaktoi kur mori vendimin për tender, tregoi se pavarësisht kryerjes së lëvizjeve me kosto të tilla si East-Med, lëvizjeve të ndryshme jo realiste dhe të motivuara politikisht, pavarësisht përpjekjeve të Greqisë për të zbatuar një politikë ekspansioniste me të ashtuquajturat zona sovrane që ka përcaktuar në shkelje të ligjit ndërkombëtar ose me përpjekjet për të formuar njësi nën emërtimin Forumi i Gazit në Mesdheun Lindor, Turqia është një nga përcaktuesit më të rëndësishëm në rajon si një vend bregdetar me vijën bregdetare më të gjatë në Mesdheun Lindor dhe me politikën e saj legjitime të përcaktuar në bazën e ligjit ndërkombëtar.

Interesi i Egjiptit është të dakordohet me Turqinë

Krahas këtyre, hapat si ky dhe të ngjashëm me këtë mund të vërehen si një mundësi për normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë dhe vendet e tjera të rajonit. Kur mendohen përparësitë e Turqisë në Mesdheun Lindor, një marrëveshje për kufizimin e zonave të juridiksionit detar që mund të zhvillohet mes Turqisë dhe Egjiptit të cilat janë vendet me bregdetin më të gjatë në rajon, mund të ulë tensionin duke penguar sjelljet arbitrare në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar të Greqisë dhe Qipros greke në rajon si dhe mund të krijojë një bazë për marrëveshje edhe me Izraelin i cili ndodhet në një pozicion kritik në rajon.

Kjo situatë, si rezultat edhe i një aspekti tjetër për Turqinë është se ajo mund të formojë mjedisin e përshtatshëm për marrëveshjet që do sigurojnë mundësi për transportimin nëpërmjet Turqisë si një rrugë e sigurt dhe më e shkurtër për në Evropë të burimeve energjetike aktuale dhe të reja që mund të zbulohen të Izraelit dhe Egjiptit. Nëse situata vlerësohet në aspektin e Egjiptit, kjo qasje e tillë do të formojë atmosferë besimi dhe do të krijojë një mundësi për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve që kanë brigjet më të gjata në Mesdheun Lindor.

Edhe shtypi grek lidhur me këtë çështje është vërejtur se ka vënë theksin në mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve duke bërë komentin [1] "Kjo preferencë e Egjiptit, edhe pse nuk vlerësohet si një element në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve Egjipt-Turqi, është një preferencë e vetëdijshme që Kajro të mbajë hapur dyert për bisedime në të ardhmen".

Pasi Egjipti veproi gjatë tenderit për hidrokarburet duke marrë në konsideratë shelfin kontinental të Turqisë, është e mundur që kjo të komentohet se Egjipti ka dëshirë të nënshkruajë marrëveshjen për kufizimin e juridiksionit detar me Turqinë dhe se kjo është në përputhje me interesat e tij rajonale. Mjedisi i besueshëm dhe marrëdhëniet që do të zhvillohen me shfaqjen e një marrëveshjeje të tillë, ashtu sikurse nuk do të kufizohen vetëm me Mesdheun Lindor, do të hapin rrugën e mundësisë të shumë bashkëpunimeve që do të sigurojnë dobi për të dy vendet.

Por, më e rëndësishmja e dobive që do të sjellë një marrëveshje e mundshme që mund të nënshkruhet mes Turqisë dhe Egjiptit në Mesdheun Lindor është se Egjipti mund të rifitojë juridiksionet detare që humbi me marrëveshjen e ashtuquajtur të kufizimit që e nënshkroi me Greqinë dhe Qipron greke ku në këtë mënyrë mund të posedojë zonën e vërtetë dhe legjitime të juridiksionit që buron nga ligjet ndërkombëtare në Mesdheun Lindor.

Egjipti i cili është një prej vendeve që deri më tani ka gjetur në kuptimin e vërtetë burimin e energjisë në rajon, me atmosferën pozitive që do të krijohet me marrëveshjen e juridiksionit që do nënshkruhet mes Turqisë dhe Egjiptit, mund të gjejë mundësinë për një marrëveshje me Turqinë për të transportuar në Perëndim burimet aktuale dhe burimet e reja të mundshme të energjisë që mund të zbulojë.

Zhgënjimi në palën greke

Zhvillimet në rajon është e dobishme që të shikohen edhe nga aspekti i Greqisë dhe Francës. Në kuadër të kësaj, në të ashtuquajturën marrëveshja për përcaktimin e juridiksioneve detare Greqi-Egjipt që u nënshkrua në gusht 2020 për të eliminuar kufirin Turqi-Libi, Egjipti doli kundër përpjekjes së Greqisë për të vendosur kufirin e saj nga ishulli Kastellorizo (Meis) dhe në të vërtetë Greqia përjetoi zhgënjimin e parë duke hedhur hap prapa nga teza se "ishujt kanë shelf kontinental". Edhe sot kur shikohet shtypi grek, vërehet se vendimi i Egjiptit për tender ka krijuar një shqetësim serioz dhe një zhgënjim në Greqi.

Memorandumi i mirëkuptimit për kufizimin e juridiksionit detar të nënshkruar më 27 nëntor 2019 mes Turqisë dhe Libisë, dha një goditje serioze ndaj pretendimeve greke që shtriheshin në drejtim të politikave rajonale të Greqisë dhe drejt ishullit të Qipros. Ndërsa tani qëndrimi i Egjiptit edhe për Kotellorizon me vendimin e fundit për tenderin, tregojnë se Greqia mund të humbasë edhe më shumë kontrollin e saj në rajon.

Po ashtu Franca do të jetë një tjetër vend i zhgënjyer dhe që mendon se politikat e saj në rajon janë ndikuar negativisht për shkak se Egjipti doli në tenderin e tij të hidrokarbureve me sjelljen duke marrë në konsideratë kufijtë e shelfit kontinental të Turqisë. Një marrëveshje për kufizimin e juridiksioneve detare të mundshme që mund të nënshkruhet mes Turqisë dhe Egjiptit kryesisht pas kësaj atmosfere të formuar, do të përbëjë një pengesë të madhe për politikën e Francës kundër Turqisë të cilën po përpiqet ta zbatojë me Greqinë.

Sepse do të del në pah drejtësia e tezës së Turqisë e cila akuzohet vazhdimisht nga disa qarqe në BE për shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe se do të dobësojë fushën e ndikimit që Franca po përpiqet të krijojë në rajon. Kjo çështje për Francën e cila humb vazhdimisht reputacionin përballë Gjermanisë brenda Bashkimit Evropian nuk do të shkaktojë vetëm humbjen e ndikimit në Mesdheun Lindor por në të njëjtën kohë nënkupton edhe një rënie të mëtejshme të ndikimit të saj në Afrikën e Veriut.

Si përfundim, një marrëveshje për kufizimin e juridiksionit detar të mundshëm Turqi-Egjipt, do të jetë e rëndësishme edhe nga pikëpamje për të treguar se fati i rajonit mund të zgjidhet vetëm me dëshirën e vendeve të rajonit. Ky zhvillim, në mesin e vendeve të rajonit mund të shkaktojë një kontribut në rritjen e atmosferës së besimit dhe mundësisë për bashkëpunime të tjera të mëtejshme.

Në këtë mënyrë ashtu sikurse e ka theksuar shumë herë Turqia, mosmarrëveshjet në Mesdheun Lindor duhet të zgjidhen në përputhje me parimin e barazisë brenda kornizës së parimeve të ligjit ndërkombëtar me bashkimin e vendeve që ndajnë brigjet. Tenderi për hidrokarbure që Egjipti ka kryer duke marrë parasysh kufijtë e shelfit kontinental legjitim të Turqisë ka qenë një zhvillim në mënyrën që do të sigurojë një kontribut për zgjidhje në rajon.

[Lektori Dr.İlhan Sağsen vazhdon punimet e tij në fushën e energjisë dhe gjeopolitikës së energjisë në Departamentin e marrëdhënieve ndërkombëtare në Fakultetin e Ekonomisë dhe Shkencave Administrative të Universitetit Bolu Abant İzzet Baysal]



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın