Bota, Analizë

Iran, 500 mijë doza të vaksinës ruse "Sputnik V" arrijnë në Teheran

Ambasadori iranian në Moskë, Kazem Jalali, deklaroi se grupi i dytë i vaksinave do të arrijë në vend deri më 21 shkurt, kurse i treti deri më 1 mars

Muhammet Kurşun  | 04.02.2021 - Përdıtësım : 05.02.2021
Iran, 500 mijë doza të vaksinës ruse "Sputnik V" arrijnë në Teheran

Teheran

Grupi i parë i vaksinave "Sputnik V" kundër koronavirusit (COVID-19), i përbërë nga 500 mijë doza, të cilat Irani i ka blerë nga Rusia, arriti në kryeqytetin Teheran, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare iraniane IRNA, aeroplani i transportuesit Mahan Airlines, që mbante vaksinat, u ul në aeroportin "Imam Khomeini".

Duke folur për mediat iraniane, ambasadori iranian në Moskë, Kazem Jalali, deklaroi se grupi i dytë i vaksinave do të arrijë në vend deri më 21 shkurt, kurse i treti deri më 1 mars.

Jalali tha se dërgesat do të vazhdojnë një herë në javë më pas.

Gjatë vizitës së tij në Moskë më 26 janar, ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif njoftoi se vaksina “Sputnik V” e zhvilluar nga Instituti Kombëtar rus i Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë Gamaleya është miratuar në Iran.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın