Politikë, Ekonomi, Analizë

A është kthimi i Britanisë në BE ende në tryezë?

Sondazhi i YouGov në qershor tregon se më shumë se 58 për qind e britanikëve do të votonin për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian (BE)

Burak Bir  | 02.10.2023 - Përdıtësım : 03.10.2023
A është kthimi i Britanisë në BE ende në tryezë?

Londër

Edhe pse nuk ka shenja në politikën britanike për zhbërjen e Brexit-it ose synime për t'u ribashkuar me Bashkimin Evropian (BE), shumica e britanikëve ende mendojnë se largimi nga blloku ishte i gabuar dhe kanë një fije shprese se një ditë mund të kthehen.

Brexit vazhdon të jetë një temë e nxehtë për Britaninë kur bëhet fjalë për çdo debat mbi kostot e larta të jetesës dhe të drejtat si lëvizja e lirë.

Më shumë se shtatë vjet që nga referendumi i Brexit-it në Mbretërinë e Bashkuar në qershor 2016, përqindja e britanikëve që duan të ribashkohen me bllokun është rritur në nivelet më të larta.

Rreth 58,2 për qind e njerëzve në Britani do të votojnë tani për t'u ribashkuar me BE-në, sipas një sondazhi në qershor të YouGov, vëzhguesi i tregut dhe kompania e analizës së të dhënave Brexit.

Për më tepër, një nga "kërkesat më të zëshme" të fundit për t'u kthyer në BE erdhi në tubimin e fundit në qendër të Londrës, ku më shumë se 20 mijë njerëz marshuan me flamujt e BE-së në duar.

Disa prej tyre u shprehën se ribashkimi me BE-në është disi "i pashmangshëm", ndërsa të tjerë ishin më të kujdesshëm dhe thanë se do të ishte shumë nëse vërtet mund të ndodh një gjë e tillë.

Frances Simmons, një shtetase britanike 70-vjeçare, tha për Anadolu se hendeku midis shumë të varfërve dhe shumë të pasurve është thelluar pa masë që nga Brexit. "Kemi humbur mundësinë për të punuar dhe jetuar lehtësisht në Evropë", tha ajo.

"Kostoja e jetesës këtu është rritur në mënyrë dramatike, si kostoja e ushqimit të importuar. Gjërat pothuajse janë ngritur në qiell", tha Simmons.

Simmons tha se tërheqja nga programi i BE-së Horizon Europe, ishte një tjetër humbje për Britaninë, megjithëse vendi njoftoi së fundmi se ka arritur një marrëveshje për t'iu bashkuar projektit të kërkimit dhe inovacionit prej 102 miliardë dollarësh.

Tërheqja nga programi i shkëmbimit të studentëve Erasmus është gjithashtu një "humbje e madhe" për studentët, shtoi ajo.

"Ndikimi në ekonomi ishte tragjik"

Një tjetër protestues kundër Brexit-it, Peter French, mbështeti deklaratat e Simmons për programin Erasmus, duke thënë se ndikimi më i madh i Brexit-it është tek të rinjtë.

"Kjo e ka bërë jetën e tyre shumë më të ndërlikuar", tha ai.

Ai shtoi se gjithnjë e më shumë më njerëz po e vënë në dyshim vendimin e tyre tani, si janë duke rivlerësuar përzgjedhjen që kanë bërë.

"Unë mendoj se ndikimi ekonomik është tragjik. Mendoj se kjo qeveri, qeveria konservatore, duhet të përgjigjet sepse shumë biznese janë mbyllur për shkak të burokracisë, për shkak të kostos së mallrave dhe humbjes së furnitorëve evropianë", shtoi ai.

Sipas një studimi të London School of Economics në gusht, bëhet e ditur se Brexit ishte përgjegjës për rreth një të tretën e inflacionit të çmimeve të ushqimeve në Britani që nga viti 2019.

French tha se ende nuk ka dëgjuar madje për një përfitim të vetëm që ka sjell Brexit.

"Askush nuk është në gjendje të japë, madje edhe ata që mbështesin Brexit-in nuk janë në gjendje të japin, një përfitim nga Brexit-i", pohoi ai.

French tha se ishte me shpresë për idenë e ribashkimit në BE, duke shtuar se megjithëse politikanët "shumë ngadalë shohin ndryshimet në publik", ata në fund do të ndjekin shembullin e tyre.

Një tjetër mbështetës, David, i cili preferoi të jepte vetëm emrin e tij, tha se Brexit ka përkeqësuar disa probleme me të cilat po përballet Mbretëria e Bashkuar tani dhe e ka bërë rimëkëmbjen e saj shumë më të vështirë.

"Çështja është se për hir të Mbretërisë së Bashkuar, ne do të ishim më mirë të ktheheshim dhe të përpiqeshim të mësojmë se si të përpiqemi të jemi më të përkushtuar ndaj asaj që përfaqëson BE-ja", tha ai.

Ai vuri në dukje se nuk ka të bëjë vetëm me paratë, duke thënë se nuk do të fajësonte bllokun nëse nuk do të donin kthimin e Britanisë.

"Ne duhet të bashkohemi me të vërtetë, sepse ideja për t'u larguar ishte më e marra ndonjëherë", tha Sarah, aktiviste tjetër kundër Brexit.

Ajo tha se Brexit ka shtuar numrin e të varfëve shumë, si dhe e ka bërë Mbretërinë e Bashkuar më të dobët.

"Unë mendoj se përfundimisht është e pashmangshme", tha Sarah në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me mundësinë e rikthimit të Mbretërisë së Bashkuar në BE.

"Reforma e ngadalshme e marrëdhënieve"

Në një intervistë me Anadolu, Amelia Hadfield, drejtuese e departamentit të politikës në Universitetin e Surrey, tha se ideja në fakt nuk është në tavolinë në aspektin e politikave.

Ajo tha se BE nuk e ka vendos në tryezë as anëtarësimin dhe as nuk e ka vendos anëtarësimin në perspektivën financiare - "tregun e përbashkët apo bashkimin doganor".

"Mendoj se ajo që është evidente është se edhe kritikët më të ashpër nuk mund të mos e pranojnë ndikimin financiar në aspektin e tregtisë, rritjes dhe investimeve që ka pasur në Mbretërinë e Bashkuar largimi nga Bashkimi Evropian. Është e padiskutueshme tani", tha Hadfield.

Ajo tha se Mbretëria e Bashkuar ka qenë e ngadaltë në rindërtimin e marrëdhënieve të saj me BE-në që nga fillimi i luftës në Ukrainë, gjë që mund të vendosë një qeveri të mundshme laburiste kur të vijë koha për të rivlerësuar Marrëveshjen e Tregtisë dhe Bashkëpunimit BE-Mbretëri e Bashkuar në 2025.

Shefi i Laburistëve, Keir Starmer, ka premtuar se do të kërkojë një rishkrim të detajuar të marrëveshjes britanike të Brexit në vitin 2025 nëse partia fiton zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Rimarrja e kontrollit të kufijve, parave dhe ligjeve të saj duke mbrojtur ekonominë dhe sigurinë janë ndër "përfitimet e mëdha" të Brexit, sipas qeverisë britanike.

Në referendumin e vitit 2016, shumica votoi në favor të largimit të vendit nga BE.

Pasi marrëveshja e Brexit-it u nënshkrua nga përfaqësuesit e Britanisë dhe BE-së më 24 janar 2020, Mbretëria e Bashkuar, më 31 janar 2020 edhe zyrtarisht u largua nga blloku.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.