aktualiteti-sportiv, Analizë

Kosova ka përmbushur detyrimet për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar delegacionin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit Evropian, të kryesuar nga nënkryetarja e PE-së, Ulrike Lunaçek

Agon Fehmiu  | 25.09.2015 - Përdıtësım : 25.09.2015
Kosova ka përmbushur detyrimet për liberalizimin e vizave

Prishtine

PRISHTINË (AA) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar delegacionin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit Evropian, të kryesuar nga nënkryetarja e PE-së, Ulrike Lunaçek, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kosova ka përmbushur detyrimet e veta karshi standardeve për liberalizim të vizave” theksoi kryeparlamentari Veseli gjatë takimit dhe shtoi se, përveç përkushtimit për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, Kosova ka punuar shumë për nënshkrimin shumë të nevojshëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe për ndërmarrjen e reformave për zhvillim ekonomik.

“Është sfidë zhvillimi ekonomik. Sot të rinjtë tanë kanë vështirësi, ngase zhvillimi që vjen nga lëvizja e lirë e njerëzve, ideve dhe mallrave, mbetet ende i kufizuar. Po presim që nënshkrimi i MSA-së të ndodh sa më shpejt dhe procesi i euro-integrimeve të vendit tonë të vijojë me intensitet”, theksoi Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek dhe anëtarët e tjerë të delegacionit shprehën mbështetjen për proceset integruese që po kalon Kosova dhe punën e përkushtuar në Kuvendin e Kosovës. Lunaçek theksoi se, Kosova gëzon mbështetje të fuqishme të deputetëve të Parlamentit Evropian dhe vuri në dukje se zhvillimi ekonomik mbetet sfidë jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

Në delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, përveç nënkryetares së, Ulrike Lunaçek ishin edhe shefi i Komisionit, Elmar Brok dhe anëtarët Lars Adaktuson, Kristijan Dan Preda, Afzal Kan, Tonino Picula dhe Jozo Radosh.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın