Politikë

Gërvalla-Schwarz në Podgoricë: Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë alternativë ndaj rrugës evropiane

Ajo theksoi se dy vendet nuk kanë alternativë ndaj rrugës evropiane, duke shtuar se janë të vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin që do të jetë mirë i koordinuar në kontekstin rajonal, e që Kosova e sheh si pjesë të tregut të hapur të përbashkët

Ekip  | 18.07.2022 - Përdıtësım : 18.07.2022
Gërvalla-Schwarz në Podgoricë: Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë alternativë ndaj rrugës evropiane Foto: Miloš Vujović/AA

Podgoricë

Në takimin e ministrave të punëve të jashtëm të Malit të Zi dhe Kosovës, Ranko Krivokapiç dhe Donika Gërvalla-Schwartz u vlerësua se marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kosovës janë të shkëlqyera, të dy vendet që nga dita e parë shprehën mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe dënuan agresionin e Rusisë dhe për të dyja vendet nuk ka alternativë për rrugën evropiane, raporton Anadolu Agency (AA).

Sot, Gërvalla-Schwartz ndodhet në Podgoricë për vizitë zyrtare. Pas takimit me ministrin Krivokapiç, ajo theksoi se Mali i Zi dhe Kosova që në ditën e parë kanë shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe kanë dënuar agresionin e Rusisë.

“Shumë herët u përcaktuam se cilën palë e mbështesim. Bashkëpunimi ynë është i jashtëzakonshëm, jo vetëm në nivel dypalësh, por edhe në kuadër të nismave ndërkombëtare dhe rajonale”, tha Gërvalla-Schwartz.

Ajo theksoi se dy vendet nuk kanë alternativë ndaj rrugës evropiane, duke shtuar se janë të vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin që do të jetë mirë i koordinuar në kontekstin rajonal, e që Kosova e sheh si pjesë të tregut të hapur të përbashkët.

“Kur bëhet fjalë për rrugën e përbashkët drejt BE-së, këto eksperimente janë të qarta për ne. Ne nuk duam të jemi pjesë e një eksperimenti që do të jetë rrethanë rënduese në rrugën drejt BE-së. Jemi të vendosur që t'i përmbahemi rrugës së qartë evropiane”, tha zv/kryeministrja e Kosovës.

Duke folur për marrëdhëniet bilaterale mes Malit të Zi dhe Kosovës, shefi i diplomacisë malazeze, Krivokapiç, tha se Mali i Zi nuk është vetëm fqinj, por edhe mik i këtij shteti.

“Do t'i ndihmojë asaj që të ketë qasje më të lehtë tek qytetarët e tyre të BE-së, te elementet tjera që do të çojnë në dëshirën e tyre të madhe për anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara (OKB), BE dhe NATO”, tha Krivokapiç.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.