Izraeli goditi objektivat e Hezbollahut në kufirin me Libanin
Hezbollahu njoftoi se vdiqën edhe 2 anëtarë të tjerë të saj
Kuds/Bejrut
Ushtria izraelite njoftoi se goditi objektivat e Hezbollahut në kufirin me Libanin, transmeton Anadolu.
Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite, thuhet se dje janë kryer të shtëna nga Libani në anën izraelite të kufirit.
Theksohet se në përgjigje të këtyre të shtënave, ushtria izraelite goditi pozicionet e Hezbollahut, dhe një pikë vëzhgimi e Hezbollahut ishte në mesin e objektivave.
Nga ana tjetër, Hezbollahu në Liban njoftoi në një deklaratë se në përleshjet me Izraelin humbën jetën edhe 2 anëtarë tjerë të saj.
Hezbollah njoftoi dje se një nga anëtarët e saj vdiq në përleshjen me forcat izraelite në qytetin Mays al-Jabal në jug të vendit.
Numri i anëtarëve të Hezbollahut të vrarë në përleshjet në kufirin Liban-Izrael që nga 8 tetori është rritur në 12.
Ndërsa konflikti izraelito-palestinez u kthye në një luftë të ashpër në Rripin e bllokuar të Gazës, kufiri Izrael-Liban u përfshi përsëri nga tensionet.
Rajoni kohët e fundit ka qenë skena e sulmeve të ndërsjella midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut libanez.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
