Bota

Një tërmet i fuqishëm godet bregdetin e Meksikës në Paqësor

Tërmeti me fuqi prej 6.2 ballë sipas shkallës së Rihterit është ndjerë në vendet e banuara të Meksikës

Zehra Ulucak  | 07.06.2016 - Përdıtësım : 08.06.2016
Një tërmet i fuqishëm godet bregdetin e Meksikës në Paqësor

Meksikë

MEKSIKË (AA) – Një tërmet me fuqi prej 6.2 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur rajonin në Oqeanin Paqësor në perëndim të Meksikës, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra për studime gjeologjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) thekson se epiqendra e tërmetit ka qenë në ujërat rreth 100 kilometra nga bregdeti meksikan.

Sipas pohimeve të Mbrojtjes civile të Meksikës, tërmeti është ndjerë në vendet e banuara të atij shteti por se nuk është raportuar për viktima në njerëz apo dëme materiale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın