Bota

Përgjigja e SHBA-së ndaj sulmit në Jordani “nuk do të jetë përshkallëzuese”

Duke iu referuar luftës izraelite kundër Rripit të Gazës, Miller theksoi se SHBA nuk beson se është në interesin e ndonjë vendi në rajon, përfshirë Iranin, që të shohë përshkallëzimin e konfliktit

Diyar Güldoğan  | 01.02.2024 - Përdıtësım : 01.02.2024
Përgjigja e SHBA-së ndaj sulmit në Jordani “nuk do të jetë përshkallëzuese” Foto: AA/Arkiv

Washington DC

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Matthew Miller, ka deklaruar se përgjigja e SHBA-së ndaj sulmit të fundit me dron, që vrau tre trupa amerikane në Jordani, “nuk do të jetë përshkallëzuese”, transmeton Anadolu.

“Veprimet tona të deritanishme për të mbrojtur trupat amerikane nuk kanë qenë përshkallëzuese”, u tha gazetarëve Miller.

Duke iu referuar luftës izraelite kundër Rripit të Gazës, Miller theksoi se SHBA nuk beson se është në interesin e ndonjë vendi në rajon, përfshirë Iranin, që të shohë përshkallëzimin e konfliktit.

Sulmi me dron i të dielës vrau tre trupa amerikane dhe plagosi të paktën 34 të tjerë në një instalim ushtarak në Jordani afër kufijve të Sirisë dhe Irakut. Një grup ombrellë i milicive të mbështetura nga Irani në Irak, që e quan veten Rezistenca Islamike, mori përgjegjësinë e sulmit.

“Në të njëjtën kohë, ne do të mbrojmë personelin tonë dhe do të mbrojmë interesat tona dhe këtë e kemi bërë të qartë për disa muaj dhe ju keni parë që ne përgjigjemi, ndërmarrim veprime ushtarake ndonjëherë për t’iu përgjigjur sulmeve ndaj trupave amerikane dhe ndaj sulmeve të transportit tregtar. Dhe ne do të vazhdojmë t’i mbajmë përgjegjës ata që sulmojnë forcat tona. Por ne do ta bëjmë këtë në një mënyrë që është e përshtatshme, duke e bërë të qartë në të njëjtën kohë se nuk duam ta shohim këtë konflikt të përshkallëzohet në asnjë mënyrë”, tha Miller.

Më herët, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve se komuniteti i inteligjencës amerikane ka përcaktuar se Rezistenca Islamike në Irak ka ndihmuar në planifikimin, burimet dhe lehtësimin e sulmit të së dielës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın