Abdulbesar Ademi
25 qershor 2025•Përditësim: 26 qershor 2025
Demonstruesit pro-Palestinës dhe aktivistët e klimës kanë hasur në një ndërhyrje të dhunshme nga policia pasi bllokuan autostradën A12 në shenjë proteste kundër samitit të liderëve të NATO-s në Hagë, raporton Anadolu.
Demonstruesit, e organizuar nga lëvizja ‘Extinction Rebellion’ që rezultoi me ndalimin e disa pjesëmarrësve, brohorisnin slogane në mbështetje të Palestinës dhe kritikuan mosveprimin global ndaj ndryshimeve klimatike.
Policia përdori shkopinj gome në disa raste dhe disa protestues u tërhoqën fizikisht nga rruga.
‘Extinction Rebellion Netherlands’ më vonë reagoi në platformën sociale X.
“Ndaloni gjenocidin. Ndaloni fashizmin dhe racizmin. Ndaloni shkatërrimin e fosileve”, shkroi dega holandeze e organizatës.
Liderët e NATO-s u mblodhën në Hagë për një samit historik që synonte forcimin e aleancës mes kërcënimeve globale në rritje, pasi sekretari i përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, propozoi që të gjitha shtetet anëtare të ndajnë 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për shpenzimet e mbrojtjes.
32 shtetet anëtare të NATO-s u zotuan për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, duke u zotuar të ndajnë 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për çdo vit deri në vitin 2035 për të përmbushur si kërkesat thelbësore të mbrojtjes ashtu edhe nevojat më të gjera të sigurisë.