Wassim Samih Seifeddine,Zeynep Hilal Karyağdı
29 shtator 2015•Përditësim: 29 shtator 2015
BEJRUT (AA) - Protestuesit e mbledhur para ndërtesës së Ministrisë së Energjisë dhe Burimeve të Ujit në kryeqytetin e Libanit, në Bejrut kanë protestuar kundër "korrupsionit dhe keq qeverisjes", raporton Anadolu Agency (AA).
Protestuesit kanë mbajtur në duar pankartat me mbishkrime si "duam të kërkojmë llogari" si dhe "nuk është 1 faturë, 2 fatura".
Nimet Bedreddin, një prej aktivistëve pjesëmarrës në protestë në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se: "Ndodhemi këtu për të protestuar kundër keq qeverisjes dhe korrupsionit i cili ka zhytur në errësirë Libanin".
Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë një prej hyrjeve të ndërtesës, ku forcat e sigurisë kanë rritur masat. Mësohet se ka patur konfrontime të lehta mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.
Në Liban, për shkak të mbledhjes jo të rregullt të mbeturinave që nga 22 gushti e deri tani janë organizuar disa protesta.