Kayhan Gül,Adel Ömeragiç
04 tetor 2015•Përditësim: 05 tetor 2015
PODGORICË (AA) - Protestat anti-qeveritare në Malin e Zi nuk do të lejohen të zhvillohen në qytetet jashtë Podgoricës. Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Rashko Konjeviç në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me protestën me "çadra" të opozitës e cila vazhdon mëse prej një jave para ndërtesës së Parlamentit të Malit të Zi, raporton Anadolu Agency (AA).
Konjeviç duke theksuar se Ministria me arsyetimin se "nuk është njoftuar në kohë" nuk do të lejojë në qytete të tjera zhvillimin e protestave të mbajtura nga Fronti Demokratik (DF), u shpreh se e drejta e qytetarëve për të protestuar nuk mund të kufizojnë të drejtën e qytetarëve të tjerë.
Ai ka vënë në dukje se gjatë protestës me çadra e cila vazhdon ende para Parlamentit nuk ka patur ngjarje të përmasave të mëdha. Ndër të tjera u shpreh se në takimin që kanë patur ditën e djeshme me zyrtarët e opozitës kanë sugjeruar që protesta të vazhdojë pa ndikuar në trafik, por se nga kjo sipas tij nuk kanë marrë përgjigje pozitive.
Opozita e cila pretendon për zhvillimin e zgjedhjeve të drejta në vend, kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie të përkohshme në vendin e saj, që prej një jave ata janë duke protestuar me çadrat e vendosura në bulevardin St Petar Cetinjski i cili ndodhet para Parlamentit.
Zyrtarët e DF edhe pse afati i njohur për të protestuar ka përfunduar mbrëmjen e ditës së djeshme, kanë njoftuar se do të vazhdojnë protestat si dhe do të zhvillojnë protesta edhe në qytetet e tjera.