Abdulbesar Ademi
14 Dhjetor 2025•Përditësim: 14 Dhjetor 2025
Qindra demonstrues u tubuan për të protestuar kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për akuzat për korrupsion, raporton Anadolu.
Demonstruesit u mblodhën në Sheshin Habima, duke kërkuar që Netanyahu të përballet me gjyqin dhe duke hedhur poshtë çdo imunitet nga ndjekja penale.
Demonstruesit brohoritën slogane që kritikonin qeverinë izraelite dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Netanyahu.