Şenhan Bolelli
29 shtator 2015•Përditësim: 29 shtator 2015
MADRID (AA) - Disa komuna në Spanjë së bashku me komunën e Barcelonës kanë vendosur që të pranojnë refugjatë pavarësisht nga qeveria qendrore, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Bashkësisë së Bacelonës, Ada Colau e kritikoi ashpër qeverinë spanjolle për shkak të qëndrimit të tyre në lidhje me refugjatët. Ai theksoi se: "Mungesa e informacionit të shtetit është turp. Qeveria nuk i merr parasysh qeveritë lokale në pranimin e refugjatëve".
Colau theksoi se me lidhjet që i kanë krijuar me organizatat ndërkombëtare prej muajit nëntor do të nisin të pranojnë 1200 refugjatë prej të cilëve të paktën gjysma e tyre do të mbeten në Barcelonë.
Gjithashtu edhe komunat tjera të Spanjës nisën me iniciativë të ngjashme, ashtu që muajin e ardhshëm Valencia njoftoi se do të pranojë 300 refugjatë derisa Alicante 150.