Aldıjana Hadzıc
21 shtator 2015•Përditësim: 21 shtator 2015
SHKUP (AA) - Mijëra refugjatë sirianë vazhdojnë rrugën e tyre nga Stambolli, drejt Edirnesë, qytet në pjesën evropiane të Turqisë, ku përmes Ballkanit dëshirojnë të arrinë në vendet e Bashkimit Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).
Mijëra refugjatë sirianë ecin në skaj të autostradës ndërkombëtare E-80 (TEM), ndërkohë kamera e AA ka regjistruar një pjesë të udhëtimit të tyre.
Refugjatët sirianë të cilët zakonisht nga Edrne-ja udhëtojnë drejt Bullgarisë apo Greqisë, ku përmes Ballkanit, kryesisht përmes Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë, shkojnë në Hungari. Nga Hungaria ata udhëtojnë drejt Austrisë dhe më pas drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së.
Megjithatë numri i atyre të cilët ecin në këmbë nga Edirne duke u përpjekur të kalojnë kufirin turko-bullgar është i madh.
Refugjatët, të cilët, për shkak të luftës janë larguan nga shtëpitë e tyre, duan të vazhdojnë jetën në një zonë më të sigurtë dhe të begatë, kryesisht në Evropën Perëndimore.