Mesut VAROL
21 shtator 2015•Përditësim: 21 shtator 2015
HAKARI (AA) - Lënda shpërthyese e vendosur nga organizata terroriste PKK në një rrugë, në Yüksekova ka shpërthyer menjëherë pas kalimit të një autoblinde të policisë, ndërkohë që nga shpërthimi nuk ka patur viktima. Nga shpërthimi një numër i madh banesash dhe biznesesh janë dëmtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra thuhet se eksplozivi i vendosur natën e mbrëmshme në rrugën Yüksekova-Şemdinli është shpërthyer ndërkohë që po kalonte një autoblinde e policisë.
Nga shpërthimi i këtij eksplozivi nuk ka pasur viktima, ndërsa rreth vendit ku ndodhi ky shpërthim shumë shtëpi banimi dhe biznese janë dëmtuar.
Si rrjedhojë e shpërthimit në rrugë është hapur një gropë rreth 15 metra e gjerë dhe 4 metra e thellë. Rruga në fjalë është mbyllur dhe automjetet janë detyruar të lëvizin në rrugë të tjera alternative.
Forcat e sigurisë kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.