Cemal Aşan,Necat Hasar,Zafer TAYFUR
22 shtator 2015•Përditësim: 22 shtator 2015
VAN (AA) – Së paku 13 ushtarë turq janë plagosur nga shpërthimin i një bombe dore të cilën pjesëtarët e organizatës terroriste PKK e aktivizuan me telekomandë në momentin kur nëpër pjesën e minuar të rrugës kalonte autokolona ushtarake në rajonin lindor Van, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmi në fjalë ndodhi në rrugën Baskale-Hakkari, në vendin Camlik, mbrëmë në mesnatë.
Automjeti i patrullës ushtarake u përmbys nga forca e shpërthimit, ku mbeten të plagosur 13 ushtarë, të cilët u transferuan në spitalin më të afërt.
Forcat turke të sigurisë kanë nisur një operacion të gjerë me qëllim të kapjes së terroristëve.