Ferdi Türkten
19 shtator 2015•Përditësim: 19 shtator 2015
ANKARA (AA) - Një nga udhëheqësit e organizatës terorriste, PKK, Murat Karayilan, dërgoi një mesazh për anëtarët e organizatës terroriste pas sulmit të forcave ajrore turke mbi pozicionet e tyre në veri të Irakut, në të cilën tha se PKK ka pësuar humbje të rënda në sulmet e fundit nga ana e ushtrisë turke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në mesazhin e hasur, të dërguar anëtarëve të organizatës terroriste, Karayilan zbulon humbjet e mëdha brenda PKK-së.
"Numri i viktimave tona kalon kufijtë e tolerancës. Mbështetja e popullatës është aq e ulët, sa që pothuajse nuk ekziston fare" tha Karayilan.
Ai gjithashtu theksoi se PKK ka pësuar humbje të rënda dhe se është në gjendje të rëndë.
"Kemi mbajtur një takim në të cilin është konstatuar se kjo situatë ka ardhur nga jokompetenca e disa anëtarëve nga rajoni. Përgjegjësit për këto humbje do të dënohen. Nuk mund të mbijetojmë më në Kandil. Së bashku me kampet tjera në rajon jemi duke u përpjekur që të mbijetojmë me 600-700 njerëz. Mbështetje logjistike pothuajse nuk kemi", thot Karayilan.
Ai gjithashtu tha se avionët turq bombarduan depot e fshehura të municionit, që sipas tij, tregon në praninë e spiuneëve brenda organizatës. Karayilan thotë se PKK detyrohet të kthejë forcat e saj nga fronti sirian, sepse nuk ka mjaft njerëz.
Rikujtojmë se të paktën 60 anëtarë të organizatës terroriste PKK, u vranë nga operacionet e forcave ajrore turke mbi pozicionet e terroristëve në Irakun e veriut. Burimet turke të sigurisë njoftuan se avionët turq F-16 dhe F-4 2020 bombarduan Sinat Haftanin në Irakun verior, dhe me atë rast janë goditur shpella dhe strehimore të terroristëve, si dhe depot e municioneve.
PKK është shpallur organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.