Tutku Şenen
05 tetor 2015•Përditësim: 05 tetor 2015
ANKARA (AA) – Pesëmbëdhjetë persona mes tyre edhe femra janë arrestuar të hënën në mëngjes gjatë një operacioni anti-terrorizëm në Turqinë jugore dhe jug-lindore, i cili në objektiv ka pasur lëvizjet rinore të organizatës terroriste PKK, thanë forcat e sigurisë, raporton Anadolu Agnecy (AA).
15 anëtarë të dyshuar të Lëvizjes Rinore Revolucionare Patriotike (YDG-H) janë dërguar në paraburgim gjatë operacioneve të zhvilluara në të njëjtën kohë në provincat e Antalyas dhe Diyarbakirit, njoftuan forcat e sigurisë.
Të dyshuarit akuzohen për demonstrata të jashtëligjshme publike si dhe për krijimin e propagandës për organizatat terroriste duke synuar të bindin fëmijët ti bashkohen organizatës terroriste PKK.