Fatih Çakmak,Serdar Açıl
06 Tetor 2015•Përditësim: 07 Tetor 2015
ANKARA (AA) - Në një operacion të ndërmarrë kundër strukturimit në qytet të organizatës terroriste PKK, në 6 qytete me qendër Ankaranë, arrestohen 22 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Njësitë e anti-terrorizmit të Drejtorisë së Policisë së Ankarasë në kuadër të luftës kundër strukturës në qytet të organizatës terroriste PKK ka nisur një operacion në qytetet Ankara, Stamboll, Konya, Isparta, Van dhe Ağrı.
Operacioni është ndërmarrë në të njëjtën kohë në orët e para të mëngjesit dhe janë arrestuar 22 persona ku mësohet se mes të dyshuarve ka patur edhe mësues, nëpunës civilë dhe studentë të universitetit.
Të arrestuarit do të dërgohen në Ankara për të dhënë deklaratat e tyre.