Bedrudin Brlyavac
19 shtator 2015•Përditësim: 19 shtator 2015
BREGANA (AA) - Policia në vendkalimin kufitar Breganë-Obrezhje me orë të tëra nuk lejon hyrjen e refugjatëve nga Kroacia në Slloveni, raporton korrespondenti i Anadaolu Agency (AA).
Forcat e policisë kanë parandaluar rreth 700 refugjatë në vendkalimin kufitar ndërkohë që ato po tentonin të kalojnë në territorin e Sllovenisë.
Shumica e refugjatëve para vendkalimit kufitar kanë vendosur tendat me shpresë se së shpejti do të kalojnë kufirin dhe të vazhdojnë rrugën. Refugjatët në këtë zonë presin prej ditës së djeshme pasi kanë ardhur në këmbë deri në kufirin me Slloveninë.
Siç raporton korrespondenti i AA-së, shumica e refugjatëve të cilët presin në vendkalimin kufitar dëshirojnë që përmes Sllovenisë të mbërrijnë në Gjermani dhe Suedi. Sipas të dhënave të policisë sllovene, pjestarët e policisë deri tani kanë arrestuar rreth 1.100 refugjatë të cilët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në këtë vend.
Organizata e Frontit kundër-racizmit pa kufij, anëtarët e të cilës janë të pakënaqur nga sjellja e Qeverisë sllovene ndaj migrantëve, u ka bërë thirrje qytetarëve të Sllovenisë që të kërkojnë nga autoritetet qeveritare për sjellje humane ndaj refugjatëve.
Në opinionin slloven mbretërojnë, nga njëra anë, lëvdatat ndaj Qeverisë për shkak të qëndrimit të saj të fortë ndaj refugjatëve dhe mbrojtjes së kufijve, por edhe kritika se nuk ka vepruar në mënyrë humane dhe se nuk ka menxhuar krizën për të cilën e ka ditur se po vjen.