Bedrudin Brlyavac
19 shtator 2015•Përditësim: 19 shtator 2015
HARMICA (AA) – Refugjatët të cilët nga e premtja presin në vendkalimin kufitar Harmica, sot policia sllovene në mëngjes filloi ti lëshojë në kufi dhe me autobusë po transportohen në Brezhice për regjistrim, raporton korrespondenti i Anadolu Agency (AA).
Në kufi fillimisht janë lëshuar familjet me fëmijë të vegjël të cilët janë transportuar me dy autobusë.
Në urën e kufirit momentalisht ndodhen rreth 100 persona si dhe qindra të tjerë të cilët nga ana kroate e kufirit presin të transportohen me autobusë në Brezhice.
Pjesëtarët e policisë do të lejojnë hyrjen graduale me nga dy autobusë me refugjatë të cilët do të regjistrohen në Brezhicë.
Ndërkohë, siç kanë informuar autoritetet e atjeshme, qendra e pranimit në Brezhicë veç është mbushur me refugjatë.
Refugjatët të cilët presin transport në vendkalimin kufitar shumë janë të qetë në krahasim me një orë më parë kur erdh deri tek tensionet me pjesëtarët e policisë sllovene.
Nga ana tjetër, policia sllovene të premten deri në mesnatë ndaloi rreth 1.100 refugjatë të cilët nga Kroacia në mënyrë ilegale hynë në territorin e Sllovenisë.
Disa prej të arrestuarve janë regjistruar dhe shënuar në stacionin e policisë në Brezhicë dhe janë transferuar në qendrën e pranimit në këtë qytet, kurse të tjerët janë dërguar në kampet tjera të pranimit për refugjatë dhe migrantë në Slloveni.
Organizata e frontit pa kufij kundër-racizmit, anëtarët e së cilës janë të pakënaqur nga sjellja e qeverisë sllovene kundrejt migrantëve, bëri thirrje deri tek qytetarët e Sllovenisë që të kërkojnë nga autoritete që të veprojnë në mënyrë humane ndaj migrantëve.
Në opinionin slloven, nga njëra anë vërehen lëvdatat për qeverinë për shkak të qëndrimit të fortë ndaj refugjatëve dhe mbrojtjes së kufijve, por edhe kritikat se qeveria nuk ka vepruar në mënyrë humane dhe se nuk e ka menaxhuar mirë krizën për të cilën e ka ditur se do të preket.