Stipe Mayiç
18 shtator 2015•Përditësim: 18 shtator 2015
ZAGREB (AA) – Shumica e qytetarëve të Zagrebit vlerësojnë se refugjatët të cilët gjithnjë e më shumë arrijnë në Kroaci duhet të ndihmohen në mënyrë “njerëzore”, ka treguar anketa e Anadolu Agency (AA) e cila u realizua në rrugët e kryeqytetit kroat.
Duke folur për refugjatët të cilët vijnë nga Lindja e Afërt, qytetarët e kryeqendrës kroate kanë rikujtuar përvojën nga lufta dhe refugjatëve të cilën e kanë përjetuar në fillim të viteve 90-të, shekullin e kaluar.
Danijel nga Zagrebi, i cili gjatë kohës së luftës edhe vetë si fëmijë me prindërit ka qenë refugjatë dhe ka braktisur shtëpinë e tij në Sllavoni, tregon se ka mendime më të mira ndaj refugjatëve si njerëz.
- Nuk ka frikë nga islamizimi i shoqërisë-
“Ajo duhet pranuar si një realitet normal. Këta njerëz kërkojnë jetë më të mirë, ikin nga lufta, ikin nga problemet e tyre. Kërkojnë të ardhme më të mirë dhe dëshirojnë të kujdesen për familjet e tyre. Nëse dëshirojnë të qëndrojnë këtu, gëzojnë të drejtën që ti përshtaten shoqërisë sonë”, thotë Danijel.
I vetëdijshëm se në Kroaci ekzistojnë edhe ata që mendojnë se refugjatët do të jenë problem, ai është i mendimit se nuk do të jetë ashtu.
Nëpërmjet mediave ka mësuar se shumica e tyre që vijnë në Kroaci dëshirojnë që të shkojnë në vendet e Perëndimit si Gjermania dhe Austria. Por, ai thotë se ka parë që një numër i vogël i refugjatëve dëshirojnë që të mbeten këtu për shkak se Kroacia për ta është vend i njerëzve miqësor.
Daniel paralajmëron se Kroacia nuk duhet të lejojë formimin e getove, por të mundësojë që këta njerëz të përshtaten në shoqërinë vendase si qytetarë të barabartë. Ai nuk frikësohet nga islamizimi i shoqërisë apo terrorizmi, edhe pse e kupton frikën e disa njerëzve.
Mario nga Zagrebi vlerëson se është mirë i informuar rreth situatës aktuale në Kroaci. Ai mendon se Qeveria tani për tani vepron mirë, por mendon se situata mund të dalë jashtë kontrollit. Këtë e thotë për shkak se një numër i pakontrolluar i njerëzve kanë hyrë në vend dhe vlerëson se nuk do të jetë i mundur strehimi adekuat i tyre.
“Njerëzit ikin nga lufta, për shkak të arsyeve ekonomike. Njerëzve duhet t’i ndihmojmë”, thotë Mario.
- Amerika duhet ti pranojë të gjithë refugjatët -
Shpërthimet ksenofobike në komentet në internet i konsideron si të pakuptimtë, por është e pamundur të vlerësohet se kush merret me terrorizmin dhe kush ka për qëllim të bëjë ndonjë problem.
Natalie është e mendimit se kriza e refugjatëve rezulton të jetë “lojë amerikane”
“Vlerësoj se Amerika tani duhet ti strehojë të gjithë këta njerëz”, thotë Natalie e cila thotë se Europa për shkak të “vardisjes me Amerikën”, tani duhet patjetër ti pranojë refugjatët.
Mendimet janë se bëhet fjalë për insistimin amerikan që të destabilizohet Bashkimi Europian.
“Ne në mënyrë naive i pranojmë këta njerëz, madje edhe duhet t’i ndihmojmë. Por mendoj se Amerika është ajo e cila duhet ti pranojë në vendin e saj”, vlerëson qytetarja e Zagrebit.
“Duhet të kemi parasysh se njeriu duhet të vendoset para këtyre njerëzve. Njëjtë siç kemi qenë ne në situatë kur qytetarët tanë ishin të detyruar të kenë fatin e refugjatit dhe njerëzit tjerë neve na kanë ndihmuar. Dhe për shkak të humanitetit të pastër ne duhet të bëjmë të njëjtën për këta njerëz”, thotë Ante.
“Të mbeten në Kroaci, mua nuk më pengon”, përfundon Ante i cili është me prejardhje nga Dalmacia ndërsa jeton në Zagreb.
Një pjesë e qytetarëve të cilët nuk kanë dashur të flasin para opinionit kanë qëndrime negative ndaj krizës së refugjatëve në Kroaci.
Në Kroaci prej dje pas mbylljes së kufirit hungarez kanë arritur më shumë se 6.000 refugjatë të cilët me ndihmën e policisë dhe Kryqit të Kuq do të regjistrohen dhe transportohen në qendrat e pranimit në afërsi të Zagrebit.
Në dy javët e ardhshme priten edhe 20.000 refugjatë për të kaluar kufirin kroat.