Admir Fazlagic
17 shtator 2015•Përditësim: 17 shtator 2015
GJEVGJELI (AA) – Situata me refugjatët në vendkalimin kufitar greko-maqedonas është e ngjashme si dita e djeshme. Rreth 400 refugjatë, mëngjesin e sotëm në grupe kanë hyrë në territorin e Maqedonisë, të cilët u vendosën në qendrën e pritjes për refugjatë dhe me dy trena u transportuan për në vendkalimin kufitar verior me Serbinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në vendkalimin kufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë ndodhet vetëm policia kufitare dhe mund të vërehen dhjetëra refugjatë të cilët sipas policisë kufitare greke vijnë në këmbë për shkak se trafiku është pezulluar.
Në qendrën e pritjes së refugjatëve ndodhen rreth 400 refugjatë. Disa prej tyre natën e kaluan duke pritur për tu transportuar në kufirin verior. Ata thonë se u jepet ushqim, ujë dhe të gjitha sendet tjera të nevojshme, por theksojnë se do të vazhdojnë udhëtimin për në Evropë.