BUDAPEST (AA) - Në Hungari është arrestuar një shtetase holandeze, me dyshimin se ka pretenduar t'ju bashkëngjitet radhëve të organizatës terroriste ISIL, transmeton Anadolu Agency.
Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve hungareze MTI, bëhet fjalë për të miturën nga Holanda, me prejardhje marokene. Vajzën e arrestuan ekipet për luftën kundër terrorizmit, dhe është kapur në trenin që duhej të nisej nga Budapesti për në Beograd.
Po ashtu thuhet se holandezja, e cila në vendin e saj konsiderohet e zhdukur, me ndihmën e dokumenteve false në emër të motrës së saj kishte tentuar që nga Hungaria të kalojë në Serbi.
Sipas agjencisë hungareze të lajmeve, holandezja shpesh kishte përdorur internetin për të vizituar faqet të cilat bëjnë propagandën e organizatës terroriste ISIL.