Barışkan Ünal
25 shtator 2015•Përditësim: 25 shtator 2015
WASHINGTON (AA) – Prijësi i Kishës Romëkatolike Papa Françesku ka hyrë në histori si prijësi i parë i kishës katolike i cili ka mbajtur fjalim në Kongresin amerikan, me ç'rast ka përmendur problemin e krizës së refugjatëve në Evropë duke porositur se nuk guxojmë të druhemi nga numri i tyre porse duhet t'i shikojmë si njerëz, raporton Anadolu Agency (AA).
“Nuk duhet frikësuar nga numri i tyre, por duhet t’i shikojmë ata si njerëz, duhet parë fytyrën dhe shpirtin e tyre. Të kujtojmë rregullin e artë: Siç dëshironi të sillen ndaj jush, ashtu silluni ndaj të tjerëve”, porositi Papa Françesku.
Ai theksoi se duhet shmangur tundimet e përbashkëta. Konkretisht, se nuk guxojmë të hedhim poshtë atë që neve na duket problematike.
Fjalimi i Papës kohëpaskohe ndërpritej nga duartrokitjet e zhurmshme, ndërsa bëri thirrje edhe në pezullimin e dënimit me vdekje. Po ashtu, Papa theksoi edhe për rëndësinë e luftës kundër varfërisë dhe urisë në mbarë botën.
“Ky besim më ka shpjerë që nga fillimi i shërbimit tim dhe më ka çuar në nivele të ndryshme të angazhohem për heqjen globale të dënimit me vdekje”, theksoi Papa dhe porositi se “atë që e e bëjmë kundër të tjerëve mund të jetë diçka që me kohë edhe të tjerët ta bëjnë kundër jush”.
Ai përkujtoi se gjatë shekullit të fundit miliona njerëz kanë ardhur në kontinentin amerikan për të realizuar ëndërrat e tyre.
“Shumica prej neve dikur ka qenë i huaj. Si një fëmijë emigranti mund t’ju them se shumica prej jush është nip ose mbesë emigranti”, theksoi Papa.
Ai shtoi se asnjë religjion nuk është imune ndaj ekstremizmave ideologjik. Po ashtu, Papa dënoi përdorimin e fesë për qëllime politike dhe terroriste.
Përkujtoi krizën e refugjatëve në Evropë duke shtuar se “Që nga Lufta e Dytë Botërore kjo është kriza më e madhe e refugjatëve”. Theksoi se këta njerëz, duke aluduar për refugjatët e Lindjes së Afërt, duhet shikuar si njerëz dhe të veprojmë në mënyrën më të mirë të mundur.
“Duhet të përgjigjemi me nder dhe në mënyrë vëllazërore”, porositi Papa Françesku.