Stipe Mayiç
28 shtator 2015•Përditësim: 29 shtator 2015
ZAGREB (AA) - Qenë udhëzues për personat e verbër dhe personat me shikim të dobësuar, përveç se shfrytëzimit në jetën e përditshme, bëhen miqtë e tyre më të mirë.
Labradorët dhe retriverët e artë i nënshtrohen një trajnimi dy vjeçar dhe një numri të madh të testeve për ti marr në fund pronari i tyre i cili do të ndihmojë deri në moshë 12 apo 13 vjeçare të jetës, raportoi korrespodenti i Anadolu Agency (AA).
Marina Matanoviç-it më 8 mars, para dy vitesh iu dha një qen udhëzues Len-i i cili tani ka 4,5 vjet dhe me të cilin bashkë për çdo ditë shkon në punë dhe pas fëmijëve në çerdhe.
"Më parë kam shfrytëzuar një shkop, i cili më ka vështirësuar lëvizjen, sepse me atë pothuajse ishte e pamundur për të shmangur disa pengesa. Në këtë kuptim qeni im më ka lehtësuar jetën sepse tashmë nuk e di se ku janë ato pengesa, sidomos lartësitë, siç janë parmakët, degët e luleve dhe gjëra të tjera.
- Labradorët dhe retriverët e artë, qentë më të mirë udhëzues -
Kësaj qytetareje të Zagrebit dhe shfrytëzuesve të tjerë, u nevojiten rreth gjashtë muaj për tu përshtatur plotësisht me qenin.
"Njerëzit me të madhe i drejtohen qenit, të gjithë duan ta përkëdhelin", thotë Marina.
Në Kroaci me ligj është rregulluar që qentë udhëzues kanë të drejtë të hynë në të gjitha hapësirat publike, nga kafeteritë deri në spitale, shtëpitë e shëndetit dhe transportit publik.
Labrador Len-i ka rrip të veçantë të cilin Marina e mban në dorën e majtë. Len e di kur semafori është i gjelbër, ku është kalimi për këmbësorë, trotuari, kujdeset që pronari të mos pengohet nga ndonjë objekt në rrugë, të mos harrojë rrugën në të cilën është duke lëvizur. Len është i qetë dhe i dëgjueshëm, i pastër dhe nuk ndahet nga Marina.
Veterinerja Minja Orliç nga viti 1991 ka dhënë provimin për instruktore për qentë udhëzues se si me njohjen e kafshëve do të zotëronte edhe mënyrën për lëvizjen e personave të verbër.
Minja trajnon qentë në Qendrën për rehabilitim "Silver" në të cilën rriten qentë për këtë qëllim. Shumica e tyre janë labradorë, golden ose golden flat retriverë, ose, qenë të përzier të cilët janë treguar si më stabil, pozitiv dhe të mirë ndaj njerëzve.
Qenushët tetë javësh shkojnë në familjet e përzgjedhura me kujdes vullnetar për socializim ku qëndrojnë afro një vit. Atje ata jetojnë si kafshë shtëpiake ku socializohen 12 apo 13 muaj, kur kthehen në shkollë, kalojnë provimin dhe bëhen qen shoqërues.
Gjatë provimit pranues kontrollohet gjendja shëndetësore e qenve, ndjekur nga testimi për të caktuar llojet e programeve për qentë, nëse do të bëhen udhëzues, për terapi apo rehabilitues.