Stipe Mayiç
14 nëntor 2015•Përditësim: 15 nëntor 2015
ZAGREB (AA) - Rreth treqind persona u mblodhën rreth inciativës "Mirësevini" dhe Rrjetit Antifshistë të Grave (ANTIFA) në marshin në Zagreb për tu solidarizuar me popullin e Francës dhe porositën se refugjatët duhet të jenë të mirëseardhur në vendet e BE-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Në tubimin që filloi në sheshin e "Viktimave të Fashizmit" në Zagreb, u përcollën mesazhe që dënojë sulmet terroriste që ndodhën në Paris të premten dhe kundër luftës.
Protestuesit dënuan vendosjen e gardheve me tela në kufijtë e vendeve evropiane, duke bërë thirrje që shtetet anëtare që kanë vendosur gardh të dëbohen nga BE-ja.
"Për një Evrop të hapur", "Solidariteti nuk ka kufij", "Jo luftës mes popujve, jo paqes mes klasave", shkruhej në disa pankartat gjatë marshimit protestues.
Marshimi protestues vazhdoj drejt sheshit "Mbreti Tomisllav" dhe pastaj nëpër sheshin Zrinjevac duke përfunduar në sheshin "Evropa".