Stipe Mayiç
12 tetor 2015•Përditësim: 13 tetor 2015
ZAGREB (AA) -Ndonëse gjatë mbrëmjes së kaluar pushuan reshjet e shiut në pjesën më të madhe të Kroacisë, në këtë vend edhe më tej temperatura është e ulët. Parashikuesit e motit për të mërkurën paralajmërojnë reshje përisëri të cilat mund të rrezikojnë nivelin e ujit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kroacia gjatë ditëve të kaluara është goditur nga rrebeshi i shirave që ka ngitur nivelin e ujit të lumit rreth Karlovcit, por ndërprerja e shiut është garanci se niveli i ujit do të rritet deri në nivel i cili nuk është shqetësues.
Parashikuesit e motit për të ardhmen paralajmërojnë ciklon i cili do të sjellë rrebesh shiu gjatë të mërkurës, ku mund të sjellë probleme të nivelit të ujit në pjesët e poshtme të lumejve Sava dhe Drave.
Shiu gjatë ditëve të kaluara më së shumti ka goditur zonat e Dalmacisë, ku është vërejtur sasi rekord e rënies së shiut
Në Zrinjevc të Zagrebit temperatura rreth orës 10:00 ka qenë nëntë gradë mbi zero, që përmes erës së ftohtë krijon mot të theksuar të të ftohtë