Mustafa Melih Ahıshalı
15 Prill 2020•Përditësim: 15 Prill 2020
Ministri i Jashtëm iranian Muhammed Javad Zarif reagoi ndaj vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të ndaluar financimin e Organizatës Botërore të Shëndetësosë (OBSH), të cilën ai akuzoi për pandeminë e koronavirusit të ri (COVD-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
"Bota po e mëson atë që Irani e ka njohur dhe përjetuar gjatë gjithë kohës: Ngacmimi, kërcënimi dhe gjuha e pakuptimtë mburravece e SHBA-së nuk janë thjesht një varësi, por vrasin njerëz", ka shkruar Zarif në Twitter.
"Njëlloj sikurse politika e 'presionit maksimal' kundër Iranit, ndalja e turpshme e fondeve për OBSH-në në mes të një pandemie është një hap i turpshëm që do të mbahet mend", ka shtuar kryediplomati iranian.
Ndryshe, presidenti amerikan Trump, ka thënë se OBSH është përgjegjëse për përhapjen e pandemisë në botë dhe se kjo organizatë e ka mashtruar botën në etapën e parë.