Bojana Stojanovic
15 Prill 2020•Përditësim: 15 Prill 2020
Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi kanë vdekur pesë presona të tjerë si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19) dhe janë regjistruar 408 raste të reja pozitive, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 99 dhe atë të të infektuarve në 4.873, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga dje deri sot në pasdite janë testuar 2.880 persona, 408 prej të cilëve rezultuan pozitivë me koronavirus, tha Lonçar në një konferencë shtypi në Beograd.
Në spital janë shtruar 3.245 persona dhe 128 janë në respirator.
Pesë personat e vdekur gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë të moshës mesatare 69-vjeçare.
"Sa u përket punonjësve të kujdesit shëndetësor, 557 janë pozitivë me koronavirus dhe 360 janë shtruar në spital", shtoi ai.
Në shtëpi pleqsh dhe institucione të kujdesit social, me koronavirus janë prekur 243 banorë dhe 32 punëtorë.
Lonçar tha gjithashtu se në Institutin Kombëtar Torlak është konfirmuar nga laboratori se 165 persona janë shëruar nga koronavirusi.
Deri më tani, në vend janë testuar gjithsej 26.227 persona.