Medin Halilovic
19 tetor 2015•Përditësim: 20 tetor 2015
BEOGRAD (AA) – Ministri i Ekonomisë i Turqisë Nihat Zeybekci, nënkryetari i qeverisë dhe ministër i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimeve të Serbisë, Rasim Ljajiç dhe nënkryetari i Këshillit të Ministrave dhe ministër i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të BeH-së Mirko Sharoviç nënshkruan sot në Beograd Programin afatmesëm 2016-2018 për bashkëpunim ekonomik dhe Planin aksional të komitetit tregtar trepalësh Serbi, Turqi dhe Bosnjë e Hercegovinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Trë tre ministrat pas seancës së komitetit tregtar trepalësh, mbledhjes me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe nënshkrimit të programit, theksuan se pas nënshkrimit të këtij protokolli fillojnë një varg aktivitetesh që kanë për qëllim përmirësimin e ekonomisë së tre vendeve.
Me qëllim të realizimit të planeve dhe operacionalizimin e protokollit do të formohet një organ teknik i përbërë prej përfaqësuesve të tre shteteve.
Ministri Zeybekci, Ljajiç dhe Sharoviç sot theksuan se, falënderojnë ndihmën e Ministrisë së Ekonomisë të Turqisë, ku për një muaj do të hapet përfaqësi e përbashkët ekonomike e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës në Stamboll. Serbia dhe BeH-ja me qëllim të përfaqësimit të potencialeve ekonomike, tregtare dhe turistike të të dyja vendeve, do të krijojnë prodhim të përbashkët në përputhje me tregun turk.
Serbia dhe Bosnja e Hercegovina do të punojnë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe plasimin e prodhimeve, në të ardhmen do të mund të shfrytëzojnë të gjitha 160 përfaqësitë tregtare ekonomike turke në botë.
Ministri turk i Ekonomisë porositi se në mënyrë intensive do të përcjell realizimin e programit dhe planit aksional të nënshkruar sot. Ai tashmë për nesër paralajmëroi mbajtjen e forumit afarist në Sarajevë.
SIpas tij, përfaqësitë tregtare ekonomike turke do të jenë në disponim të afaristëve dhe odave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes së sotme do të ketë më shumë investitorë turq në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.
“Besoj se do të jetë shumë liberal shkëmbimi tregtar mes Turqisë, Serbisë dhe BeH-së, sidomos pas marrëveshjes për tregti të lirë dhe mbrojte. Investimi turk në Serbi dhe BeH, por edhe prodhimet serbe dhe boshnjake në Turqi, do të rriten në mënyrë tërësisht të natyrshme”, porositi Zeybekci.
Ai përkujtoi se Turqia tani me ekonominë e saj në pozitën e 17 në botë, dhe se së bashku me Serbinë dhe BeH-në është e gatshme të forcojë bashkëpunimin ekonomik në Ballkan.
“Turqia së bashku me Serbinë, kur mblidhen, bëjnë dy. E njëjta vlen edhe për BeH-në. Turqia së bashku me Serbinë dhe BeH-në në shumë bëjnë tre, tashmë bëjnë shumë më shumë – 9, 30, 50 …” në mënyrë simbolike porosity Zeybekci, duke shprehur pritjet se ky vit 2016 është rast i madh për liberalizimin e ekonomisë së tre vendeve.
Nënkryetari i qeverisë së Serbisë dhe ministër i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimeve Rasim Ljajiç vlerësoi se sot është bërë hap i madh para në aktivitetet për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik mes tre vendeve.
Siç nënvizoi ai, BeH-ja është tregu i tretë eksportues për Serbinë me rreth një miliardë euro në vit, ndërsa me Turqinë këtë vit pret shkëmbim mallrash në më shumë një miliardë dollarë.
“Besoj se të gjitha këto aktivitete do të rrisin shkëmbimin e mallrave. Ajo që është me rëndësi është se presim më tepër investime turke se që janë tani. Tashmë kemi marrëveshje me disa kompani turke të tekstilit dhe industrisë automobilistike të cilat do të investojnë në jug të Serbisë, me ç’rast do të hapin repartee të tyre”, tha Ljajiç.
Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të BeH-së Mirko Saroviç tha se gjatë bisedave të sotme me kolegët e tij dhe kryeministrin Vuçiç potencoi se duhet punuar në projekte të përbashkëta, veçmas në infrastrukturë.
Sharoviç tha se këto çështje do të jenë në rend dite të seancës së përbashkët të Këshillit të Ministrave të BeH-së dhe qeverisë së Serbisë.
“Presim që vëllimin e shkëmbimit në vitin 2015 ta rrisim për 150 milionë euro, ndërsa vitin e ardhshëm me siguri për 250 milionë. Presim që forumi investues të sjell katër projekte të rëndësishme në secilin prej këtyre vendeve”, tha Sharoviç.
Takimi i parë ministror i komitetit tregtar trilateral Serbi, Turqi dhe Bosnjë e Hercegovinë është mbajtur në Ankara në gusht të këtij viti, ndërsa mbledhja e sotme në Beograd është hap i parë në realizimin e marrëveshjes së arritur të zyrtarëve të tre vendeve.