Agim Sulaj
23 Janar 2022•Përditësim: 24 Janar 2022
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se 1 person i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 2.998, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 2.957 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 181.446.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar 11.913 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë 1.540.673 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 458 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 160.705 ndërsa numri i rasteve aktive është 17.743.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 6.806 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.745.974 doza të vaksinës. Deri më sot 801.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.