Muhammet Kurşun
24 Janar 2022•Përditësim: 24 Janar 2022
Në 24 orët e fundit në Iran janë regjistruar 7.691 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 21 viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 7.691 raste të reja dhe 577 nga këta janë hospitalizuar.
Numri i përgjithshëm i rasteve në vend shkoi në 6.258.181 dhe me vdekjen e 21 personave, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 132.251.
Numri i pacientëve në kujdes intensiv në gjithë vendin shkoi në 7.691
Irani, me një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh, deri më tani ka aplikuar 129.022.276 doza të vaksinës kundër COVID-19.