Tutku Şenen
29 shtator 2015•Përditësim: 29 shtator 2015
ANKARA (AA) – Presidenti i Iranit, Hasan Rouhani gjatë të hënës tha se Teherani është i gatshëm që të ndihmojë në çrrënjosjen e terrorizmit, që në këtë mënyrë të hapë rrugën për demokraci dhe për të siguruar që armët të mos diktojnë rrjedhën e ngjarjeve në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).
“Siç kemi ndihmuar për vendosjen e demokracisë në Irak dhe Afganistan, ne jemi të gatshëm për të ndihmuar në sjelljen e demokracinë edhe në Siri dhe Jemen", tha Hasan Rouhani gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York.
Duke iu referuar marrëveshjes për programin bërthamorë të nënshkruar para dsia javësh me fuqitë botërore, residenti iranian tha se vendi i tij asnjëherë nuk ka pasur për qëllim të prodhojë armë bërthamore dhe se ai pret që ato kombe të cilat kanë armë bërthamore të heqin dorë me kushtet e Traktatit të Mospërhapjes dhe të ndërmarrrin hapa për të arritur çarmatimin e plotë.