Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Indi, regjistrohen 8.488 raste të reja me COVID-19

Me rastet e së hënës, numri i përgjithshëm i infeksioneve të konfirmuara të vendit ka arritur në 34,5 milionë, ndërsa numri i vdekjeve është 465.911, përfshirë 249 vdekje të reja

Ekip  | 22.11.2021 - Përdıtësım : 22.11.2021
Indi, regjistrohen 8.488 raste të reja me COVID-19

New Delhi

India ka regjistruar 8.488 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, numri më i ulët në 538 ditë, konfirmoi sot Ministria e Shëndetësisë, raporton Anadolu Agency (AA).

"Numri aktiv i rasteve të Indisë është 118.443, më i ulëti në 534 ditë. Rastet aktive përbëjnë më pak se 1 për qind të totalit të rasteve, aktualisht në 0,34 për qind, shifra më e ulët që nga marsi i vitit 2020", tha ministria në një deklaratë.

Me rastet e së hënës, numri i përgjithshëm i infeksioneve të konfirmuara të vendit ka arritur në 34,5 milionë, ndërsa numri i vdekjeve është 465.911, përfshirë 249 vdekje të reja.

India tani regjistron rënie të rasteve ditore pas një rritjeje të paprecedentë në fillim të këtij viti, kur rastet ditore madje kaluan 400.000 dhe vdekjet ditore arritën në 4.500.

Vaksinimi në vend vazhdon dhe deri tani janë kryer 1.165.055.210 doza që nga mbrëmja e së dielës, sipas ministrisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın