Bota

Bruksel, mijëra persona protestuan kundër shtrëngimit të masave ndaj COVID-19

Në ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve me gaz lotsjellës dhe ujë me presion u plagosën 3 policë dhe 1 protestues

Selen Temizer  | 22.11.2021 - Përdıtësım : 23.11.2021
Bruksel, mijëra persona protestuan kundër shtrëngimit të masave ndaj COVID-19 Foto: Dursun Aydemir / AA

Bruksel

Në Belgjikë u shënuan përleshje në protestën ku morën pjesë mijëra njerëz kundër shtrëngimit të masave pas rritjes së rasteve me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreth 35 mijë persona u mblodhën përpara stacionit të trenit verior në Bruksel të cilët në kuadër të marshimit "Së Bashku për Liri" marshuan drejt sheshit ku ndodhen institucionet e Bashkimit Evropian.

Turma e cila për një kohë paqësisht hodhi slogane për "liri", sulmoi më pas policinë me sende të ndryshme, përdori lëndë piroteknike si dhe dogji barrikadat dhe koshat e mbeturinave.

Në ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve me gaz lotsjellës dhe ujë me presion u plagosën 3 policë dhe 1 protestues. Në protestën ku u bënë të papërdorshme 6 automjete të policisë u arrestuan 44 protestues.

Organizatorët e protestës në një deklaratë me shkrim theksuan: "Dënojmë masat kufizuese të lirisë të cilat nuk janë zgjidhje konstruktive për shërbimin shëndetësor".

Ashpërsimi i masave

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve, qeveria belge para dy ditësh rivendosi masat për vendosjen e maskave dhe detyrimin për të punuar nga shtëpia.

Sipas masave të reja u bë e detyrueshme vendosja e maskave në vendet me 50 persona në ambiente të mbyllura dhe në vendet e hapura mbi 100 persona si dhe në vendet ku hyhet me "dokumentin e sigurisë për COVID".

Dokumenti në fjalë tregon se personat janë plotësisht të vaksinuar, se kanë rezultatin negativ duke bërë testin PCR në 48 orët e fundit ose që kanë kaluar sëmundjen pak kohë më parë.

Gjithashtu në vend është marrë vendimi për largimin nga puna për punonjësit e shëndetësisë të cilët nuk vaksinohen kundër COVID-19 deri më 1 prill 2022.

Belgjika po përjeton valën e katërt të COVID-19 ndërsa numri i rasteve ditore ka arritur në mbi 10 mijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın