Ekip
07 Prill 2016•Përditësim: 07 Prill 2016
SRINAGAR (AA) - Një zyrtar indian ka pohuar se demonstruesit në Kashmir sulmuan forcat qeveritare duke i goditur me gurë dhe duke i vënë zjarrin një automjeti të blinduar gjatë funeralit të dy kryengritësve të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarri në zonën e kontestuar të Himalajeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Nalin Prabhat, një zyrtar i lartë i forcave indiane, tha se përleshjet shpërthyen të enjten në mëngjes, kur policia u përpoq për të shpërndarë me gaz lotsjellës disa mijëra njerëz që kishin dalë në protesta pas vrasjes së rebelëve.