Ekip
26 prill 2016•Përditësim: 26 prill 2016
NEW DELHI (AA) — Një zjarr i madh të martën ka përfshirë Muzeun Kombëtar të Historisë Natyrore në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, i njohur si njëri nga muzetë më prestigjioz në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesëtarët e njësitit zjarrfikës kanë punuar më shumë se katër orë për të shuar zjarrin, i cili shpërtheu në katin e fundit të muzeut, tha Harinder Singh nga shërbimi i zjarrfikësve të New Delhit. Singh njoftoi se e gjithë ndërtesa është djegur gjatë zjarrit.
Ministri i Mjedisit, Prakash Javadekar, tha se momentalisht po bëhet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara dhe se hetimet do të vërtetojë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Pesë zjarrfikës për shkak të asfiksimit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.